Ndërsa, ato braziliane kanë raportuar se diplomati rus është përleshur me hajdutin gjatë një përpjekjeje për vjedhje, më pas i ka marrë atij armën dhe e ka vrarë.
Mirëpo, në një komunikatë të lëshuar të premten nga Ambasada Ruse në Brazil, thuhet e asnjë përfaqësues i Konsullatës Ruse nuk është i përfshirë në këtë tentim vjedhje.
Mediat lokale braziliane, kanë raportuar se zëvendës-konsulli rus, ishte në veturë me gruan dhe vajzën e tij, kur sulmuesi iu afrua me një biçikletë.
Burime jozyrtare nëpër rrjete sociale, thonë se diplomati dinte një art luftarak jiu-jitsu, e sulmoi hajdutin, i mori armën dhe e vrau, shkruan CNN.






















