Në një njoftim të kësaj lëvizje thuhet se Vetëvendosje mbështet fuqishëm protestën e organizuar nga shoqëria civile, meqë sipas tyre reagimi qytetar ndaj një grushti zaptuesish është shpresa e vetme.
“Lëvizja Vetëvendosje mbështet pa rezervë protestën e organizuar nesër nga shoqëria civile kundër krimit e korrupsionit shtetëror. Publikimi i bisedave të fundit telefonike midis krerëve të PDK-së, e ka dëshmuar në zë e në figurë kapjen e shtetit nga strukturat kriminale që gjenden në maje të piramidës shtetërore”, thuhet në njoftimin e VV-së.





















