Hoxha tha se janë shkaktuar dëme materiale, por nuk ka ndonjë të lënduar.
Sipas Hoxhës, Policia ka reaguar dhe nga hetimet operative që po kryhen, janë duke u munduar të identifikojnë edhe sulmuesit, raporton lajmi.net.
Sipas informacioneve fillestare ai tha se ka dyshime se Kuvendi është sulmuar me mjet shpërthyes dhe se tani po ndërmerren të gjitha veprimet e duhura hetimore.
“Policia ende po kryen procedurat hetimore për të konstatuar se për çfarë mjeti bëhet fjalë”, tha Hoxha.
Ndërkohë, ka informacione të pakonfirmuara se sulmuesit pas aktit, janë arratisur me motor dhe se i njëjti është gjetur i djegur diku në lagjen “Taukbahçe” të Prishtinës.
“Kemi marrë të gjitha informacionet relevante dhe për këto pohime dhe po bëhen të gjitha hetimet që mund të ndërlidhen me rastin dhe mund të kenë një rol në arritjen e identifikimit në këtë rast”, tha daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.






















