Ja statusi i plotë i Shpend Ahmetit në Facebook:
“Ai që nuk e kupton se e ka shkel ligjin me këto vendosje të njerëzve në borde është deputet (që voton për ligje) dhe shef i grupit parlamentar të partisë më të madhe në qeveri. Është vetëm një hallkë e sistemit të gjërë ku ka edhe shumë të tjerë të papërgjuar. Këtë sistem duhet shturrur dhe hetuar.
Këto ditë plotë njerëz janë duke u menduar se a kanë folur me të në vitin 2011 dhe çka kanë thënë.
Dhe krejt në fund, EULEX i ka pas krejt këto dhe i kanë shpenzuar nga 1 milion euro në ditë pa asnjë aktakuzë në këtë rast. Ende të besojmë në këtë mision?”, shkruan ai.






















