Pas akuzave të policisë që hedh përgjegjësinë mbi Bashkinë Himarë për ngjarjen e djeshme, ku një turist humbi jetën pasi u godit në kokë nga një skaf, ka reaguar kryebashkiaku i Himarës.
Akuzave të policisë se Bashkia Himarë nuk ka marrë masa lidhur me sigurimin e shëndetit të turistëve, kreu i bashkisë Jorgo Goro i është përgjigjur duke thënë se aksidenti nuk ndodhi brenda zonës së kontrolluar nga baskia.
“Kemi përcatuar vendet ku duhet të hyjnë mjete ujore. Ngjarja është aksidentale. Na vjen keq për turistin që humbi jetën”, tha ai.
Monitorimi i plazheve është detyrë e përbashkët, shtoi kryebashkiaku në reagimin e tij.
Gjatë paradites së djeshme, humbi jetën turisti rus Denis Kaiumov, pasi u aksidentua me skaf në det nga biznesmeni Fatmir Kuçi nga Elbasani, i cili u arrestua sot nga policia e Vlorës.
/Syri.net/
















