Një i moshuar është viktima e tretë që ka humbur jetën sot në plazhet e vendit.
Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se rreth orës 15:15, në plazhin e Semanit në Fier, duke ndenjur në breg të detit, ka pësuar infarkt 77-vjeçari E.J., banues në lagjen “11 Janari”, duke humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave.
Gjatë ditës së sotme kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë, një në plazhi e Golemit dhe një tjetër në plazhin e Darezezës në Fier. Viktimat, një 45-vjeçar dhe një 82-vjeçar i identifikuar si Mehdi Ndreu,janë mbytur në det.















