Sipas një komunikate të Ministrisë së Drejtësisë, Hoxha ka potencuar vullnetin dhe përkushtimin e saj institucional në përmirësimin dhe forcimin e sektorit të drejtësisë, si dhe shfaqi nevojën për reforma të duhura dhe strategji efektive në përmirësimin e fushës së sundimit të rendit dhe ligjit. Ministrja Hoxha ka kërkuar që bashkëpunimi i deritanishëm të intensifikohet edhe më tej si në përforcimin e infrastrukturës ligjore, po ashtu edhe në ngritjen e kapaciteteve të Ministrisë.
Vlerësim i përbashkët ishte se bashkëpunimi në sferën e infrastrukturës ligjore është tejet i rëndësishëm si në planifikimin e punëve dhe tejkalimin e sfidave.






















