Ka qenë vet ministri i Kulturës, Kujtim Shala, i cili ka kërkuar që të tërhiqet drafti i këtij ligji, pasi ka hapësirë që të punohet ende në të.
“Mendojmë se ne ende mund të punojmë që ligji të përmirësohet”, ka deklaruar Shala.
Por kjo kërkesë e Shalës ka zgjuar reagimin e deputetit të PDK-së, Nait Hasani, i cili kryeson Komisionin për Kulturë në Kuvendin e Kosovës.
Ai ka konsideruar se veprimi i Shalës legalizon krimin në kulturë.
Megjithatë, kanë ardhur menjëherë reagimet e para nga komuniteti artistik. Drejtori i Qendrës Kinematografike të Kosovës, Arben Zharku, ka falënderuar të gjithë për këtë veprim.





















