Mirëpo, sipas gazetarëve të lajmi.net që po përcjellin këtë protestë, numri i atyre që i janë përgjigjur thirrjes për protestë është i vogël.
“Mund të jenë 100-150 protestues”, thonë gazetarët tonë.
Deri me tash para protestuesve ka folur Dardan Sejdiu, nënkryetar i Komunës së Prishtinës, i cili ka thënë se do të qëndrojnë aty derisa të vërtetohen se demarkacioni nuk do të jetë në rend dite në seancën e sotme të Kuvendit.























