Të dyja tentativat për vrasje kanë shkuar kot. Në rastin e parë, plumbat kanë shpuar llamarinat e një makine të parkuar, duke bërë që shqiptari të fshihet. Kurse, në rastin e dytë, shqiptari ishte ndjekur jashtë shtëpisë, por prapë iu ka shpëtuar plumbave.
Dy shqiptarët, që tentuan vrasjen e bashkatdhetarit u arrestuan në muajin dhjetor të vitit të shkuar, në Torino. Policia italiane tha se ata donin të iknin për në Belgjikë.






















