Rrëfimi i shqiptarit të Kosovës u postua pak minuta më parë, por që në start ka nxitur debat.
“Jam rritur në Kosovë. Mbi nëntëdhjetë për qind e popullsisë ishte shqiptare, por Serbia kontrollonte gjithçka. Ata kanë kontrolluar Policinë. Ata kanë kontrolluar Qeverinë. Ata mbyllën kanalin e vetëm televiziv shqiptar. Të gjitha dokumentet dhe shenjat e rrugëve ishin në alfabetin cirilik. Në qoftë se ju do të donit të shkonit në shkollë, ju në fakt do të duhej të bëheshit serb. Do të duhej të flisnit gjuhën e tyre dhe të mësonit historinë e tyre. Pra, të gjithë ne shkuam në shkolla në shtëpi private. Shkolla ime kishte vetëm katër dhoma. Kjo ishte mënyra jonë për të mbetur shqiptarë”, ka thënë ai.
Telegrafi merr vesh se ky shqiptar është nga Prizreni, ndërsa quhet Faton Hoxha.























