“Kur ka filluar Shpejtim Bulliqi me folë rryma është ndalë në gjysmën e Kosovës”, ka thënë Berisha.
Ka folur edhe më shumë, por fjalët e Berishës nuk janë dëgjuar në transmetimin e drejtpërdrejt të Kuvendit të Kosovës në kanalin “Youtube”.
KALLXO.com ka kontaktuar zëdhënësin e KEDS/KESKO, Viktor Buzhala, i cili konfirmoi se ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike. Por, ka thënë se shkaktare e ndërprerjeve kanë qenë disa defekte në rrjetin e KOSTT-it dhe jo debati për demarkacionin.
I njëjti portal shkruan se ka kontaktuar edhe me zëdhënësen e Operatori të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), Zana Bajrami Rama.
Ajo e ka konfirmuar ndërprerjen e energjisë elektrike, mirëpo nuk ka treguar se në cilat pjesë të Kosovës ka ndodhur një gjë e tillë. Ka thënë se KOSTT-i do të njoftojë publikun nëpërmjet një komunikate për media për shkaqet e ndërprerjes së energjisë elektrike.





















