Në një prononcim për media, gjatë kohës kur po mbahet takimi për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Haradinaj ka akuzuar RTK-në, se siç ka thënë, po i fsheh faktet e ekspertëve që kundërshtojnë marrëveshjen për demarkacion të kufirit.
“Kam marr informacione se në rajonin e Prizrenit RTK ka ndal transmetimin e debatit, me të filluar paraqitja e argumentve nga ana e Shpëtim Bulliqit. Ai po ashtu ka thënë se në sallën, ku po mbahet debate, vetëm RTK-së i është lejuar të qendrojë”, ka thënë Haradinaj.






















