Lëvizja Vetëvendosje ende pa ia nisur mirë debati rreth demarkacionit, e ka paragjykuar rezultatin e tij.
Madje, ndonëse janë pjesë e tryezës për të debatuar, ata kanë injoruar edhe argumentet që ka prezantuar Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i cili është injoruar tërësisht nga Vetëvendosje.
Deputetja e këtij subjekti politik, Donika Kadaj-Bujupi, para gazetarëve ka thënë se “nuk presim rezultat nga ky febat dhe ne do ta kundërshtojmë këtë marrëveshje”.
Me këtë deklaratë, Kadaj-Bujupi paralajmëron vazhdimësinë e dhunës si mjet politik për kundërshtimin e marrëveshjes për demarkacionin.






















