Lajmi.net ka siguruar fotografi nga dukja e sallës alternative e cila gjenet në katin më të lartë të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.
Siç edhe mund të shihet, debati për demarkacionin do të mbahet në sallën ku është vendosur tavolina në formë të gjatë dhe diskutuesit do të jenë përballë njëri me tjetrin.
Lajmi.net do të transmetojë direkt debatin që fillon nesër në orën 10:00

Në anën e djathtë të sallës (siç shihet fotoja) do të ulen anëtarët e Komisionit Shtetëror për Demarkacion, kurse në anën e majtë do të jenë ekspertët kundërshtues të demarkacionit.
Në ballë të sallës do të jetë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli derisa anash tij do të jenë edhe anëtarët tjerë të kryesisë.
Ndërkaq në pjesën lartë do të ulen Presidenti dhe Kryeministrit të cilët do ta kenë nga një fjalë rasti. Moderimin e debatit do të bëjë kryekuvendari Veseli dhe anëtarët tjerë të kryesisë
Debati për demarkacionin është parashikuar të fillojë në orën 10:15 minuta dhe lajmi.net do të bëjë transmetimin e drejtpërdrejtë të kësaj ngjarjeje.
Ashtu siç ka vendosur sot kryesia e Kuvendit dhe iniciuesit e debatit, në fillim do të fjalë Presidenti i republikës, Hashim Thaçi, pastaj kryekuvendari Kadri Veseli e më pas Kryeministri Mustafa dhe ambasadori amerikan Delawie.
Pas pjesës formale do të fillohet me prezantime faktesh nga Komisioni Shtetëror për Demarkacionin dhe Komisioni i Ekspertëve dhe profesionistëve të fushës. Pas kësaj, do të ketë debat.






















