Ai i tha gazetarëve se po bëjnë gati një vit që kjo temë ka qenë e hapur dhe asnjëherë në kuvend nuk kanë mundur të debatojnë.
“Është një lajm i mirë dhe jam i kënaqur për këtë konsensus që të kemi një debat për çështje e kufirit që është bërë interes për qyfterët tone”, tha Veseli.
“Po besojmë që me këtë gjithëpërfshirje dhe transparencë do të arrijmë në një përfundim pozitiv. Nesër kemi një pjesëmarrje masive. 16 organizata joqeveritare, 28 ambasada”, ka thënë ai.
Veseli shtoi se janë pajtuar edhe me iniciuesit për mbarëvajtjen e kësaj tryeze dhe beson që dita e nesërme do të qartësojë shumë gjëra për qytetarët.






















