“Duhet të vijë një moment kur duhet të thuash ‘mjaft’”, tha Obama, duke iu adresuar liderëve republikanë për të cilët ai ka thënë se i kanë denoncuar vazhdimisht deklaratat e Trumpit, por të cilët vazhdojnë ta përkrahin atë publikisht për president, shkruan Reuters.
Obama, i cili është demokrat, i bëri këto komente gjatë një konference për media në Shtëpinë e Bardhë, me kryeministrin e Singaporit, Lee Hsien Loong.






















