Që nga Konventa e demokratëve ku Clinton u dominua zyrtarisht si kandidate për presidente nga demokratët, gjërat për Donald Trumpin sikur janë duke shkuar keq.
Konventa e demokratëve përfshiu disa folës republikanë dhe të pavarur, duke përfshirë ish- kryetarin e New York-ut, Mike Bloomberg, transmeton lajmi.net.
Kështu, lista e republikanëve të njohur që javën kundër Donald Trumpit është e gjatë dhe ka filluar të shtohet.
Republikanët që janë kundër Donald Trump
- William Cohen, ish Sekretar i Mbrojtjes
- Barbara Bush-ish zonja e parë amerikane
- Jeb Bush, ish Guvernator i Floridës dhe kandidat presidencial në vitin 2016
- Jeff Flake, senator nga Arizona
- Lindsey Graham, senator nga Karolina e Jugut, dhe kandidat për president 2016
- Larry Hogan, Guvernator i Marylandit
- John Kasich, Guvernator i Ohios dhe kandidat për president 2016
- Mark Kirk, senator nga Illinois
- Mitt Romney, ish Guvernator i Massachusetts dhe kandidat republikan i nominuar për president 2012
- Ileana Ros-Lehtinen, kongresiste nga Florida
- Ben Sasse, senator nga Nebraska
Republikanët që kanë deklaruar votën për Hillary Clinton
- Richard Armitage, ish zv.sekretar i shtetit
- Hank Paulson, ish sekretar i thesarit
- Brent Scowcroft, ish këshilltar për siguri kombëtare
- Richard Hanna, kongresist nga New Yorku






















