Postimi i tij:
Gjepurat si këto të Adem Grabovcit për të lidhur kundërshtarët politik me UDB-në dhe regjimin serbo-jugosllav janë shëndrruar në një protokol bajat të mbrojtjes të zaptuesve të shtetit dhe mediave të tyre.
Vështirë se do të kishte projektuar regjimi serb një pushtet më shtetrrënues e të dëmshëm se pushteti aktual kriminal në Kosovë. Përgjimet e fundit vetëm sa rivërtetojnë këtë fakt.
Sidoqoftë, ky kidnapim i shtetit dhe institucioneve nuk do ndalet ndonjëherë vetëvetiu, dhe alarmi për qytetarët bie kështu siq ndodhi sot me këto përgjime, e jo si ndonjë shenjë nga qielli.























