Kjo hapësirë u bë zor e kalueshme pas të reshurave të shumta.
Shkak i kësaj është kanalizimi i bllokuar në këtë zonë.
Madje, shiu dëmtoi edhe oborrin e Klanit derisa uji gati sa nuk hyri edhe në brendi të objektit.
Ata pak që arriti të depërtonte tek hapësira e recepsionit u largua nga punëtorët e Klan Kosovës të cilët literalisht përvilen mëngët që të mos lejojnë futjen e më shumë uji në brendi të objektit.
Këto tentativa nuk shpëtuan pa “aksidente”. Gazetari Agan Hajdarhoxha për pak sa nuk u përplas keq derisa po merrej me largimin e ujit, gjithsesi rrëzimit nuk i shpëtoi dot.
Pra, nuk qenka vetëm RTK-ja që paska problem me reshjet e shiut, por edhe Klani.
[youtube https://www.youtube.com/watch?v=k5RUEREnA4E?feature=oembed&w=640&h=360]






















