Sipas dëshmitarëve në vendin e ngjarjes, aksidenti ka ndodhur rreth orës 2:20 të mëngjesit afër liqenit të Badovcit. Dëshmitarët e rastit thonë se vetura është aksidentuar më një autobus dhe si pasoj e goditjes vetura ka përfunduar në humnerë.
Nuk dihet për pasojat e këtij aksidentit pasi që Policia e Kosovës e kontaktuar nga lajmi.net thonë se nuk po mund të gjejnë ndonjë informacion lidhur me këtë aksident.
Autobusi i aksidentuar ka qenë me targa të Vranjes.
As në raportin e policisë nuk figuron ky aksident i rëndë. /Lajmi.net/























