Pas hetimeve të policisë, ka rezultuar se nga vendi i ngjarjes është larguar me shpejtësi një furgon tip “Mercedes-Benz Vito”, me posedues Ergys Kolaverin, vëllai i Valmir dhe Robert Kolaveri.
Në momentin e kapjes së tij, ai ka qenë së bashku me kushëririn e tij Enea Caka. Gjatë kontrollit të mjetit në pjesën e poshtme të sediljes së automjetit janë gjetur një palë dylbi për pamje në largesi.
Ergys Kolaveri akuzohet për “Vrasje për gjakmarrje në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje”, ndërsa Enea Canka për “Moskallzim i krimit”.























