Jo, nëse shikohet se sa shumë femra kanë qenë Presidente e Kryeministre në vendet myslimane – gjithsesi ky nuk është elementi gjithëpërfshirës, por një nga elementet kryesore.
Por, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, vendi që cilësohet si pishtar i demokracisë, Hillary Clinton, është vetëm femra e parë në histori të vendit që nominohet për presidente nga një parti e madhe, kurse jo pak vende myslimane janë udhëhequr nga gra dhe mjaftë të suksesshme madje.

Fillojmë me ish-Presidenten e Kosovës, ATIFETE JAHJAGA
Atifete Jahjaga është gruaja e parë Presidente e Kosovës dhe e katërta në historikun e shkurtër të vendit të ri. Ajo është edhe më e reja që e ka marrë pushtetin nga të gjithë presidentët e tjerë të Kosovës.
Jahjaga ka studiuar Juridikun në Universitetin e Prishtinës dhe para se të futej në politikë ka punuar në Policinë e Kosovës. Jahjaga sa ishte pjesë e policisë ka mbajtur gradën Gjeneral-Major. Kritikët gjithmonë e kanë kontestuar ardhjen në pushtet të Jahjagës si një kompromis mes partive të mëdha, por në sistemin tonë parlamentar, ku asnjë parti nuk ka shumicën për të formuar qeverinë – të paktën jo deri më tani – të gjitha pozitat politike kompromise kanë qenë.

TANSU ÇILLER, Kryeministre e Turqisë, 1993-1996
Tansu Çiller ka qenë Kryeministrja e 30 e Turqisë dhe ka udhëhequr me Partinë Konservative (DYP). Ajo ishte bërë kryeministre e vendit pikërisht në kohën e tensionuar kur ishte konflikti i armatosur mes Forcave Ushtarake Turke dhe separatistëve kurdë të PKK-së.
Si lidere e DYP ajo ka shërbyer edhe si zëvendëskryeministre e Turqisë dhe Ministre e Punëve të Jashtme. Ajo ka lindur në Stamboll në vitin 1946. Çiller ka diplomuar në Shkollën e Ekonomisë në “Robert College”, në Turqi dhe ka marrë një doktoraturë nga Universitet i Konektikat.

MEGAWATI SUKARNOPUTRI, Presidente e Indonezisë, 2001-2004
Megawati Sukarnoputri është lidere aktuale e Partisë Demokratike të Indonezisë, një nga partitë më të mëdha në Indonezi dhe ka shërbyer si Presidente e vendit në vitet 2001-2004. Ajo është edhe e bija e Presidentit të parë indonezian, Sukamo.
Sukarnoputri konsiderohet si një nga lideret që e ka stabilizuar vendin dhe sidomos procesin demokratik nëpër të cilin vazhdon të kalojë vendi. Ajo ka merita të mëdha në rregullimin e pushteteve mes legjislativit, ekzekutivit dhe institucioni të ushtrisë në vend.

MAME MADIOR BOYE, Kryeministre e Senegalit, 2001-2002
E lindur në vitin 1940, avokatja Mame Madior Boye, ështe e njohur për feminizmin e saj të theksuar dhe ka ngritur vazhdimisht çështjen e barazisë gjinore sa ishte udhëheqëse e Qeverisë. Posa ka lënë karrierën e saj në politik ajo ishte emëruar si përfaqësuese speciale e Unionit Afrikan për mbrojtjen e civilëve në vende me konflikte te armatosura.
Ajo po ashtu është themeluese dhe ishte presidente e Asociacionit të Avokatëve të Senegalit.

ROZA OTUNBAYEVA, Presidente e Kirgistanit, 2010-2011
Roza Otunbayeva ishte emëruar si Presidente e Kirgistanit në 2010 pas revolucionit të Prillit të po atij viti që rrëzoi Presidentin e deriatëhershëm, Kurmanbek Bakiyev.
E lindur në vitin 1950 Otunbayeva kë diplomuar në Filozofi në Universitetin Shtetëror të Moskës dhe më pas ka drejtuar departamentin e Filozofisë në Universitetin Nacional të Kirgistanit për gjashtë vjet. Poste të tjera të saj politike dhe diplomatike janë edhe ato si; ambasadorja e parë e vendit të saj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kanada dhe ambasadorja e parë në Mbretërinë e Bashkuar.

SHEIKH HASINA, Kryeministre e Bangladeshit, 1996 – 2001; 2009 – vazhdon
E emëruar për herë të dytë si kryeministre e vendit në vitin 2009, Sheikh Hasina vazhdon të jetë kryeministre e Bangladeshit. Ajo mandatin e parë e kishte fituar në vitin 1996 deri në vitin 2001. Është njëra nga pesë fëmijët e Shiekh Mujibur Rahman, themeluesi dhe Presidenti i parë i shtetit të Bangladeshit.
Ajo ka karrierë politike për më shumë se 40 vjet vite këto kryeministre edhe lidere e opozitës. Ajo ishte arrestuar në vitin 2007 nën akuza për shpërlaje parash, gjithsesi më vonë u kthye si kryeministre pas një fitore të thellë.

BENAZIR BHUTTO, Kryeministre e Pakistanit, 1988 – 1990; 1993 – 1996
Në vitin 1988 Benazir Bhutto – vajza e ish-kryeministrit pakistanez Zulfikar Ali Bhutto – u bë femra e parë e zgjedhur si shefe shteti në një vend mysliman. Me vetëm 29 vjet ajo u bë lider e PPP-së, partia e qendrës së majtë, një nga partitë më të mëdha në Pakistan dhe ishte e njohur për karizmin dhe inteligjencën e saj. Gjithsesi kontributi i saj si feministe është i komplikuar.
Derisa shpesh ka folur hapur për zhvillimin e femrave ajo nuk kishte arritur të zëvendësonte Sheriatin – rregullim ligjore që u ndalon disa të drejta femrave. Bhutto ishe e njohur botërisht dhe vrasja e saj në vitin 2007 kishte bërë një bujë të madhe.

KHALEDA ZIA, Kryeministre e Bangladeshit, 1991 – 1996; 2001 – 2006
E lindur në vitin 1945, Khaleda Zia, ishte femra e dytë në botën myslimane që është zgjedhur udhëheqëse e shtetit, pas Benazir Bhuttos.
Ajo ka qenë zonja e parë e Bangladeshit gjatë mandatit të burrit të saj Ziaur Rahman, ndërsa tani është lidere e Partisë Kombëtare të Bangladeshit. Ajo ka shërbyer kryeministre e vendi për më shumë se një dekadë.

- AMEENAH FAKIM, Presidente e Mauritanisë, 2015 – vazhdon
Ameenah Fakim është emëruar Presidente e Mauritanisë me pesë qershor të vitit 2015 dhe është presidentja e gjashtë e vendit dhe femra e parë një vend me shumicë hindu.
Njëjtë si suksesi i saj në politikë Fakim është një shkenctare e respektuar dhe ka punuar edhe si Pro-dekane në Universitetin e Mauritanisë. Përkundër se ka vetëm një vit që ka filluar mandatin, Fakim ka treguar një vullnet të madh për luftimin e barazisë gjinore, sidomos duke evokuar për shkollimin e vajzave të reja. Ajo gjithashtu është marrë shumë me çështjen e ndotjes së ambientit, ndryshimet klimatike dhe zhvillimin ekonomik në vendin e saj.























