Një 47-vjeçar shqiptar, i akuzuar për disa grabitje është arrestuar në Torino, raportojnë sot mediat vendase.
Preja e preferuar e shqiptarit ishin gratë.
Ai i grabiti çantën një gruaje duke e goditur me shqelma dhe grushte në fytyrë, si dhe e ka kërcënuar.
Më pas, goditi një tjetër grua me një mjet të tjetër të fortë, por nuk ka arriti ta grabisë pasi u bllokua nga bashkëshorti i saj. Siç shkruan “La Spampa”, shqiptari ka kërcënuar dhjetëra persona. /Syri.net/















