“Shumica e personave të trajtuar kanë qenë me lëndime si ndrydhje, panikë atak, stres, tension”.
“Në Klinikën Emergjente kanë kërkuar ndihmë 51 pacientë, prej tyre 2 kanë qenë me plagë prerëse një në regjionin femoral dhe një në regjionin antebral, 1 me frakturë të klavikulles dhe 1 me luxacion h/s. Personat tjerë janë me lëndime si gërvishje,excoratione, contusione dhe reactione nga frika. Të gjithë pacientët janë trajtuar dhe pastaj janë lëshuar në shtëpi”.
“Nga Spitali i Gjakovës në ora 4.00, të mëngjesit është dërguar me autoambulancë nje i lënduar me armë zjarri, por sipas të dhënave ai nuk ka lidhje me rastin e Beerfest”, bëhet e ditur nga kjo klinikë.






















