Një ditë pas dhunimit të varrezave në Tufinë të Tiranës, një rast i ngjashëm ka ndodhur edhe në një fshat të Peqinit.
Ajo që ka bërë kallëzimin në polici është një 19-vjeçare.
E reja me iniciale M.T., banuese në fshatin Karthnek, ka thënë dje para efektivëve se, në varrezat e fshatit Çengelaj, i kanë thyer dy xhamat anësorë të pelegrinazhit të ndjerit, vëllait të saj, ku kanë marrë disa tesha dhe portofolin me 3.000 lekë, bëjnë me dije burime zyrtare ng policia.
Ndërkohë, hetimet janë në vijim për të zbuluar autorin e ngjarjes. /Syri.net/















