Por sipas presidentit Thaçi, prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës.
“Debutimi i republikës sonë të re në Lojërat Olimpike është përmbushje e ëndrrës sonë të shumëpritur. Sot kemi Majlindën tonë, dy herë kampione e botës dhe tri herë kampione e Evropës. Kemi Nora Gjakovën që na bëri krenarë, veçanërisht pas stolisjes me medaljen e bronztë në Lojërat Olimpike Verore “Baku 2015”. Janë edhe Vijona Kryeziu, Musa Hajdari, Rita Zeqiri, Lum Zhaveli, Urata dhe Qëndrim Guri, që shkëlqyen me paraqitjet e tyre në atletikë, not, shenjëtari dhe çiklizëm. Vetë prezantimi i tetë atletëve kosovarë në Lojërat Olimpike Verore “Rio 2016” është fitorja e parë olimpike e Kosovës”, shkruan ai në faqen e tij zyrtare në Facebook.






















