Numri i personave të arrestuar lidhur me tentativën e dështuar për grusht shteti më 15 korrik në Turqi, është rritur në 18.044.
Shifrën e ka bërë të ditur sot ministri i brendshëm turk Efkan Ala, për televizionin shtetëror TRT, duke shtuar se arrestimet e cilësuara të vlefshme nga gjykatat deri më tani janë 9.677.
Turqi, shtoi ai, ka revokuar pasaportat e 49.211 personave për lidhje me rrjetin e Fethullah Gulen, që akuzohet nga Ankaraja se qëndron pas grushtit të dështuar të shtetit. /Syri.net/














