Sipas Policisë, personat e dyshuar të përfshirë në rast janë V. A. viti i lindjes 1972, mashkull dhe V. I. viti i lindjes 1991, femër.
“Me aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari i parë është ndaluar për 48 orë, për veprën penale ‘mundësim apo detyrim në prostitucion’, ndërsa ndaj të dyshuarës numër dy është bërë kërkesë për fillimin e procedurës kundërvajtëse (në procedurë të shpejtë) në Gjykatën Themelore në Gjilan/Divizioni për Kundërvajtje, dhe ndaj saj gjyqtari ka shqiptuar dënim me gjobë”, thuhet në komunikatën e Policisë së Kosovës.
Ndërsa, në rastin e dytë të realizuar në rajonin e Pejës është intervistuar viktima e rastit të trafikimit dhe ka rezultuar se e njëjta është trafikuar nga e dyshuara femër D. S. viti i lindjes 1997.
Viktima është intervistuar në prezencën e mbrojtësit të viktimave dhe punëtorit të qendrës për punë sociale, e cila ka pranuar strehim në strehimore për viktima të trafikimit. E dyshuara është arrestuar dhe me urdhër të prokurorit mbahet në ndalim policor për 48 orë.






















