Dy ngjarje të rënda kanë ndodhur gjatë natës në Lezhës, ku një banesë është djegur, tjetra grabitur nga maskat.
Sipas asaj që mësohet nga burime policore, rreth orës 01.45, është njoftuar se është vjedhur banesa e shtetasit P.P. 58 vjeç, banues në Zejmen Lezhë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor që kanë konstatuar sepersona akoma të paidentifikuar kanë hyrë nga dritarja e dhomes së gjumit dhe kanë vjedhur me dhunë disa bizhuteri, 85.000 lek të rinj dhe 2000 Euro. Janë shoqëruar disa persona si dhe jane sekuestruar disa sende në cilësinë e provave materiale. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve për veprën penale ”Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139 i Kodit Penal.
Policia lajmrëon se, më datë 27.07.2016, është marrë njoftim se tek banesa e shtetasit M.M. 67 vjeç, banues në Ishull Shengjin Lezhë, ka rënë zjarr. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore si dhe shërbimi i zjarrëfikses që kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Për pasojë ka patur vetëm dëmë materiale pa probleme në njerëz. Dyshohet se shkaku ka qënë një bombol gazi që përdorej për gatim. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim si ngjarje aksidentale.















