Dy shqiptarëve u janë djegur makinat e parkuara. Policia italiane ka nisur hetimet dhe thotë se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme. Dy shqiptarët emrat e të cilëve nuk janë bërë të ditur, me profesion zdrukthëtarë, ishin fqinj me njëri-tjetrin në zonin e San Martino në Reggio Emilia.
Ngjarja ka ndodhur në orën 3:30 minuta të mëngjesit të sotëm. Nga flakët janë shkrumbuar dy makina të modelit Opel, njëra Insigna dhe tjetra Astra.
Policia thotë se dyshohet për një kërcënim ndaj dy shqiptarëve dhe djegia e makinave ka qenë një paralajmërim.



























