• Latest
  • Trending
  • All

VIDEO/ Qeveria tallet me 635 mijë pensionistë, u rrit pensionin me nga 1.3 deri në 1.6 për qind

27/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 9 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

VIDEO/ Qeveria tallet me 635 mijë pensionistë, u rrit pensionin me nga 1.3 deri në 1.6 për qind

27/07/2016
in Aktualitet, Vendi

Qeveria shqiptare miratoi sot rritjen e pensioneve për 635,000 pensionistë në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e këtij viti është 1.6 përqind.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Blendi Klosi bëri me dije edhe disa nga vendimet e tjera të qeverisë, miratuar sot që lidhen me pensionistët dhe skemën e kontributeve shoqërore.  “Jam përpara jush për të bërë me dije vendimet e sotme të qeverisë. Edhe njëherë kam kënaqësinë që përmes jush të sqaroj të gjithë qytetarët shqiptarë miratimin e 4 vendimeve shumë të rëndësishme që lidhen me pensionet dhe skemën e kontributeve shoqërore, një angazhim madhor joni për ti dhënë fund kaosit që trashëguam në këtë institucion.

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025

Si vendimin më të rëndësishëm të këshillit të ministrave, veçoj atë të rritjes së pensioneve. Këshilli i Ministrave miratoi sot vendimin për rritjen e pensioneve në bazë të indeksit të çmimeve. Rritja e pensioneve do të bëhet për të gjitha kategoritë e pensionistëve dhe ajo do të jetë në masën 1.6 për qind. Rritja e pensioneve 1, 6 për qind është më e lartë se një vit më parë, ku pensionet u rritën me 1.3 për qind dhe më e lartë se inflacioni i çmimeve të këtij viti, që është 1.2 për qind.”- deklaroi ministri Klosi.

“Dua të theksoj gjithashtu se rritja e pensioneve të këtij viti për herë të parë është përllogaritur mbi bazën e çmimeve të shportës së posaçme të mallrave dhe shërbimeve për pensionistët. Kjo na ka dhënë mundësinë të bëjmë një rritje të pensioneve më të lartë se çmimet e inflacionit të shportës për pjesën tjetër të qytetarëve. Rritja e pensioneve vë ne jetë premtimin tonë për vëmendjen ndaj kësaj kategorie, ndaj së cilës ndjejmë detyrimin madhor të mbështetjes së vazhdueshme. Dua të theksoj gjithashtu se filozofia jonë e rritjes së pensioneve është e ndryshme nga ajo e paraardhësve tanë, të cilët pa asnjë lloj analize dhe në kundërshtim të hapur me ligjin, çuan drejt falimentimit skemën e kontributeve shoqërore. Ndryshe nga kundërshtarët tanë polikë, që pa pikë çdo përgjegjësie, pensionet i trajtuan si vendime politike elektorale, qasja jonë është krejtësisht e ndryshme. Vendimet tona për pensionet, kanë në balancë rritjen e pensioneve dhe garantimin e qëndrueshmërisë së skemës së kontributeve shoqërore”- u shpreh Klosi.

“Rritja e pensioneve, vendimi për të cilën u morr sot, do të zbatohet nga data 1 gusht 2016. Efektet financiare për zbatimin e këtij projektvendimi nga data 01.08.2016 dhe deri në 31.12 2016, llogariten në shumën 662 milionë lekë dhe do të përballohen nga fondet e planifikuara për rritjen e pensioneve në Buxhetin e Shtetit për vitin 2016, pra vetëm për gjysmën e mbetur të vitit. Nga rritja e pensioneve e parashikuar në këtë projekt vendim do të përfitojnë rreth 635,000 pensionistë, prej të cilëve 461,000 janë pensione qytet dhe rreth 142,000 janë pensionistë që marrin pensione fshati, e rreth 32,000 janë pensione të parakohshme suplementare të ish-ushtarakëve, policëve dhe punonjësve të Gardës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit dhe punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipërisë si dhe trajtime të veçanta, të ish-punonjësve të nëntokës, të industrisë ushtarake, ish-pilotëve, ish-ushtarakëve të nëndetëseve.

Edhe pas aplikimit te indeksit, pensionisti, krahas të ardhurave nga pensionisti do të vazhdojë të marrë të ardhura të tjera që jepen me vendime të veçanta të Këshillit të Ministrave. Krahas vendimit për rritjen e pensioneve, qeveria miratoi sot edhe disa vendime të tjera.

Këshilli i Ministrave miratoi vendimin “ Për barazimin e masës së shtesës së pensioneve të posaçme shtetërore…”

Vendimi rregullon një padrejtësi ndër vite ndaj një sërë figurash të vlerësuara, të artit, kulturës, sportit e shkencës, që kanë dalë në vite të ndryshme në pension dhe vendimet për pensionet e posaçme për këto personalitete kane dale ne kohe te ndryshme. Këto pensione kanë qenë jo të barabarta, duke qenë se në vite të ndryshme trajtimet me pensione të veçanta kanë qenë të ndryshme. Për këtë shkak këto emra të shquar të këtyre fushave, ndaj të cilëve kemi të gjithë nderimin dhe respektin maksimal për kontributin që kanë dhënë , kanë marrë pension jo të barabartë.

Me anën e këtij Vendimi ne shmangim këtë padrejtësi, duke barazuar trajtimin financiar, përmes akordimin të shtesës së pensioni të posaçëm shtetëror.

Sipas këtij vendimi parashikohet të përfitojnë 286 persona, të cilat aktualisht përfitojnë pension pleqërie, ose familjar dhe kanë kontribuar në fushën e shkencës, kulturës, arteve, ekonomisë dhe politikës. Efektet financiare të këtij vendimi fillojnë nga data gushti i këtij viti. Fondi për këtë në gjysmën e dytë të mbetur të vitit, është 6 milion lekë dhe do të jepet nga Buxheti i Shtetit.

Edhe këto pensione indeksohen ne masën 1.6 përqind, si gjithë pensionet e tjera.

Këshilli i Ministrave miratoi gjithashtu edhe dy vendime të tjera që shkojnë në drejtim të përmirësimit të kritereve, rregullave dhe procedurave për përfitimin e pensionit. Janë bërë disa rregullime të tjera për disa kategori të tjera, që nga skema e vjetër e pensionit kishin pengesa apo problematika. Me këto vendime dhe të tjera që i kemi në shqyrtim do ti japim fund njëherë e përgjithmonë të gjithë kaosit që ishte krijuar në skemën e kontributeve shoqërore, do tu japim fund padrejtësive, trajtimit të pabarabartë, burokracive, zvarritjeve e mundimit të qytetarëve shqiptarë për përfitimin e pensionit.

Jemi në krye të një pune voluminoze, titanike për rregullimin e të gjitha pabarazive dhe padrejtësive krijuar në vite, në skemën e kontributeve shoqërore.

Vendime të tjera do të marrim së shpejti në këtë drejtim, për të përmbushur atë që kemi premtuar: shërbimin e shpejtë e cilësor ndaj qytetarëve”.

Tags: edi rama
Previous Post

Loja “Pokemon Go” çmend rininë shqiptare: Na ka fiksuar! E gdhijmë rrugëve deri në mëngjes duke luajtur!

Next Post

Zvicër, 5 orë operacion policor për arrestimin e dy shqiptarëve

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zvicër, 5 orë operacion policor për arrestimin e dy shqiptarëve

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.