Një shqiptar është ndaluar në Turqi, Ankara si mbështetës i Fathullah Gulen. Lajmi bëhet me dije nga mediat ndërkombëtare që lajmërojnë se Marjus Hoxha, 30 vjeç, ligjërues në Universitetin Zirve, është arrestuar mbrëmë, nën akuzat se ka bindje gyleniste, pra është kundër regjimit të presidentit Recep Tayyip Erdogan.
Arrestimin e Hoxhës e ka konfirmuar edhe Ambasada e Shqipërisë në Ankara, por nuk kanë përgjigje se çfarë do të ndodh me profesorin Hoxha. Familja është shprehur mjaft e shqetësuar dhe ka sytë nga shteti për një përgjigje mbi aftin e Marjus Hoxhës















