Si pasojë e gjendjes së jashtëzakonshme të vendosur pas grushtit të shtetit në korrik, Ambasada Amerikane në Ankara ka deklaruar se familjet e anëtarëve të stafit duhet ta marrin në konsideratë largimin nga Turqia.
Departamenti i ka këshilluar qytetarët e SHBA-së të rishikojnë “mundësinë e largimit nga Turqia në këtë kohë”.
“Departamenti i Shtetit e mori këtë vendim pas grushtit të shtetit në tentativë dhe deklaratës të mëvonshme nga qeveria turke për një gjendje 90-ditore të emergjencës”,shkruante mesazhi i sigurisë i publikuar në faqen e internetit të ambasadës ditën e sotme.
“Gjatë kësaj periudhe, qytetarët e SHBA-së në Turqi mund të shohin një rritje të policëve ose aktivitete ushtarake dhe kufizime të lëvizje “, saktësonte deklarata.
Personeli i qeverisë amerikane në Turqi e ka të ndaluar të udhëtojë në krahinat juglindore të vendit, dhe qytetarët amerikanë janë këshilluar që të “shmangin zonat në afërsi të kufirit me Sirinë.”
















