Një fëmijë i moshës 12 vjeçare nga fshati Ramjan në Viti, Kosovë është zhdukur pak më shumë se dy orë më parë.
Fëmija dyshohet se ka rënë në pusetën e fshatit, pranë poligonit ushtarak që më parë është shfrytëzuar nga KFORI.
Zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit ka konfirmuar se fëmija mund të ketë rënë në këtë pusetë.
“Policia e Kosovës, zjarrfikësit dhe zhytësit janë në vend ngjarje dhe po kërkojnë fëmijën”, ka shtuar zëdhënësi.















