Arrestimi i kunatit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri për pak sa nuk ka çuar në pranga 7 oficerë policie, gjë që ka sjellë edhe një përplasje brenda forcave të policisë. Burimet kanë bërë të ditur se SHÇBA, Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave në polici ka kërkuar arrestimin e efektivëve të policisë që arrestuan Alban Berishën, kunatin e Tahirit.
Pro arrestimit të tyre ka qenë edhe kreu i Policisë së Tiranës, Ervin Hodaj.
Por rezistenca e policëve ka bërë që ndaj 7 oficerevë të policisë, emrat e cilëve i ka siguruarSYRI.net, të pezullohen nga detyra deri në një vendim të dytë.
Ndërkaq ish-kryeministri Sali Berisha në denoncimin e tij të 3 ditëve më parë, bëri të ditur edhe emrat e dy drejtorëve që me porosi të Saimir Tahirit ndërhynë për të liruar kunatin e këtij të fundit.
“Ka shkuar aty me urgjencë Ejvi Robo dhe Genti Ceka. Ju kanë thënë që po vijmë me porosi të ministrit pasi ai e ka kunat të shoqëruarin Alban Berisha, por lëreni hiqjani prangat, se do merremi ne me këtë pune dhe e zgjidhim ne.
Pasi policët e Shqiponjave nuk kanë dashur ta lirojnë, por kanë dashur ta shoqërojnë në Drejtori të lidhur me pranga pasi ai i ka sharë dhe ofenduar dhe ka dashtë ti gjuaj një polici me shkop, menjëherë është vënë drejtori Ervin Hodaj në lëvizje dhe në bashkëpunim me SHKB-në z. Ben Skendo ka ardhur të arrestojë 4 police.
Kanë diskutuar deri vonë dhe pastaj i kanë proceduar në gjendje të lire nga SHKB-ja
dhe standardet për shkelje të rëndë i kanë pezulluar nga detyra dhe policët dhe oficerin Ladin, shefin e Shqiponjave plot 7 vet të Shqiponjave.
Kanë vajtur policët tek Vini në zyrë dhe i kanë kërkuar me ngulm të thirrte aty Ejvin Robon
dhe Gent Cekën. Mbas këmbënguljes së policeve ka ardhur aty Ejvi Robo dhe ata e kanë bërë per dy lekë në sy te drejtorit.
Ladi Laska…shefi i shqiponjave…Shkëlzen Metushi oficeri i tyre dhe 5 policë të shqiponjave të 7 të pezulluar nga detyra për shkelje të rëndë dhe të proceduar nga SHKB-ja. Ky Ejvi Robo është drejtor i inspektimit të ministrit Tahiri, ky Genti Ceka është shoferi më i besuar i ministrit Tahiri”, –shkruante 3 ditë më parë në profilin e tij, ish-kryeministri Sali Berisha.
TË PEZULLUAR:
Vladimir Laska, shefi i njësisë Shqiponja
Shkëlzen Metushi, Komandant i grupit të Njësisë Shqiponja
Artan A., efektiv i njësisë Shqiponja
Julian B., efektiv i njësisë Shqiponja
Haki D., efektiv i njësisë Shqiponja
Indrit M., efektiv i njësisë Shqiponja
Luan A., efektiv i njësisë Shqiponja















