Branko Ruzhiq, nënkryetar i Partisë Socialiste të Serbisë, ka deklaruar se edhe zyrtarët e lartë serbë duhet të përulën para të gjitha viktimave të pafajshme.
Ai për këtë ka marrë shkas vizitën dhe nderimin që presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi i bëri viktimave serbe të vrarë në Graçkë të Lipjanit 17 vjet më parë.
“Mendoj që ishte akt i guximshëm dhe moment domethënës me ndikim në pajtimin ndërmjet shqiptarëve dhe serbë, që në Kosovë duhet të kontribuoj në rritjen e shkallës së besimit ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve”, ka komentuar për “Danas”, analisti kosovari, Shkëlzen Maliqi
Kurse zëvendësi i Ivica Daçiqit në Partinë Socialiste të Serbisë, Branko Ruzhiq ka deklaruar se zyrtarët serbë duhet të marrin shembull nga ajo që ka bërë presidenti Thaçi.
“Serbia në vazhdimësi që një kohë të gjatë është udhëheqëse e pajtimit dhe bashkëpunimit rajonal. Edhe zyrtarët serbë duhet të përulën para viktimave të shqiptarëve të Kosovës, sepse ky është obligim i të gjithë njerëzve që kanë dinjitet dhe moral”, ka thënë ai.
“Para së gjithash është obligim i politikanëve me vizion, që të përulën para viktimave të pafajshme dhe që të bashkëndjejnë me familjet e tyre”, ka thënë tutje Ruzhiq.





















