Kërkon që të gjithë të bëhen bashkë për siç thotë ai kundër islamit politik.
Sipas Matoshit, kosovarët duhet t’i thonë masovikisht jo ideologjisë së terrorit të kamufluar nën petkun e islamit.
Ky është postimi i plotë i Halil Matoshit në Favebook:
Bashkendjej me familjet e viktimave te egersise njerezore!
Te bashkohemi te gjithe kunder ideologjise se islamit politik!
Jam me familjaret e te gjitha viktimave te terrorit, pa dallim, duke e rikujtu secilin kosovar, kudoqofte, qe perfundimisht te trandet qe ta mbroje lirine kombetare dhe qytetnimin Perendimor nga kso barbarishe, qe godasin vendin e barazise, vendin e bukes dhe shpreses per miliona refugjate nga tane bota.
Sidomos tash kete duhet ta mendoje secili kosovar qe beson ne fene e Profetit Muhamed, secili kosovar qe falet ne xhami dhe i lutet Zotit: A u kujtohet kur iknit nga barbaria e Millosheviqit, nga mjerimi dhe pashpresa dhe Gjermania u dha shprese, buke e uje po edhe strehe e siguri?
A u kujtohet kur u qanin pleqet qe i linit te sh’pia, e femijte e uritun u lypshin tamel?
Tana ua dha Gjermania dhe jo vetem!
E qysh sot mund te kete ndonji kosovar qe justifikon dhunen dhe vrasjet e te pafajshmeve nen thirrjen: “Allahu Ekber”!???
E trishtueshme qysh munet me u defigurue qenia e shqiptarit deri ne ate mase egersie!?
Tuj qene se me mbeshtetje morale per Gjermanine, nuk arrihet asgja.
NATO-ja (sebashku me shtetet tjera te interesueme) duhet ta godase me vendosmeni dhe ta shkatrroje perfundimisht burimin e perhapjes se islamit politik – ISIS-in dhe idene e Kalifatit ne vendin e origjines.
Pra kosovaret duhet t’i thone masovikisht jo ideologjise se terrorit te kamufluar nen petkun e islamit!
Dhe te jene ne krah te Gjermanise dhe lidershipit te Angela Merkel!























