• Latest
  • Trending
  • All

PERSONAZH/ Barbarossa, pirati shqiptar që sundoi Mesdheun: Si u bë admiral i Sulejmanit të Madhërishëm

23/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Sunday, 2 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Aktualitet

PERSONAZH/ Barbarossa, pirati shqiptar që sundoi Mesdheun: Si u bë admiral i Sulejmanit të Madhërishëm

23/07/2016
in Aktualitet, Histori, Lajme

Një nga faqet më intriguese të historisë është ai i Detit Mesdhe gjatë periudhës 1500-1650. Në fillim të kësaj periudhe, një pirat shqiptar i njohur me nofkën Barbarossa ndihmoi Perandorinë Osmane të themelojë dominimin e saj nëpërmjet detit Mesdhe. Taktikat e tij legjendare dhe njohuritë ushtarake bëri që të fitonte merita të mëdha nga sulltani i tij si he kundërshtarët. Statuja e tij qëndron sot pranë Muzeut Detar turk i rrethuar nga dy anët nga piratë që e ndihmuan atë.

Barbarossa, emri i  të cilit është Hajredin lindi në vitin 1478 në ishullin e Egjeut, Lezbos, nga një baba shqiptar, Jakup Aga dhe nënë greke, Katerina. Ai erdhi nga një familje prej 4 djemsh dhe dy vajzash. Në fillim, katër bijtë ndihmuan të atin në biznesin e qeramikës, më pas u përfshinë shpejt në tregti. Gjetën anijet e tyre dhe sulmoheshin shpesh nga piratët në ishujt Rodos.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Dy vëllezërit, Hajredini dhe vëllai i tij i madh vendosën të angazhoheshin në biznesin e piraterisë, si dhe për të luftuar të ashtuquajturit Kalorësit e Shën Xhonit. Të dy lobuan për sundues lokalë që nga Mamluki në Egjipt tek Sulltanët në Algjer për  të sulmuar më pas portet dhe anijet që i kishin sulmuar më parë.

Dy vëllezërit ishin aq të suksesshëm në përpjekjet e tyre, sa atyre iu dha një bazë e quajtur La Goletta në afërsi të Tunizisë. Nga aty fama dhe pasuria e tyre filloi të rritej. Ata kontrolluan me sukses portet jugore në Itali, në ishullin Elba dhe në bregdetin siçilian. Mes viteve 1504 dhe 1510, Barbarosa ndihmoi mijëra moriskosë të udhëtonin drejt Spanjës nga bregdeti afrikano-verior.  Andaluzianët e quajtën Baba Aruj për ndihmën që i dha. Ky titull më vonë u shtrembërua nga italianët duke e quajtur Barbarossa, ose mjekërkuqi.

Në këtë mënyrë dy vëllezërit morën nofkën Barbarossa dhe pse nuk dihet nëse ata e kishin vërtet mjekrën të kuqe. Në vitin 1509, vëllai i tyre i tretë, Ishak, iu bashkua Aruj dhe Hajredinit në La Goletta.

Barbarosa habit Papën

Një sukses i madh në Mesdheun Perëndimor i Barbarosës, ishte kur ai kapi dy galeotat personale të Papës së Romës dhe një tjetër shoqëruese të Elbës. I hipur mbi galeotën e Papës ai lundroi drejt Tunizisë. Anija luksoze e Papës rimorkionte anijet e piratëve nga pas. Duke ju referuar historianit spanjoll të shek. XVI, Diego Haedo, “kjo ngjarje e habiti dhe e la pa fjalë, duke e ngrirë nga mosbesimi të gjithë Evropën. Që nga ai moment preciz, emri i Barbarosës, u bë i njohur në të tërë Europën si komandanti më i guximshëm e më i zoti i detrave.

Pikture e perendimit per Hajredin Barbarosën

Pikture e perendimit per Hajredin Barbarosën

Ky sukses gjithashtu tërhoqi edhe vëmendjen e osmanë. Nga ky moment, ata do të bëheshin partnerë të pandashëm në luftërat e Barbarosës, në det.

Një nga teknikat e tij në vitet pasardhëse, do të ishte pikërisht shfrytëzimi i emrit të tij të madh. Ai nuk përdorte skllevër, në kontrast me të krishterët, të cilët kishin në bordet e anijeve të tyre edhe skllevër. Ai i pajiste ekuipazhet e anijeve vetëm me njerëz të lirë, të cilët shërbenin për të vetëm sepse kishin dëshirë dhe mund të largoheshin kur të donin. Kjo lloj lirie e bënte atë edhe më të pathyeshëm. Fillimisht, në vitet 1505-1510, ai u mor edhe me transportimin e myslimanëve të Spanjës drejt tokave të sigurta.

***

Në vitin 1511, një mosmarrëveshje mes 3 vëllezërve dhe sulltanit të Tunizit, bëri që ata ta braktisnin La Goletta-n dhe të lëviznin në Mahdija në afërsi të Algjerit. Sulltani i Algjerit kishte luftuar dëshpërimisht përparimin spanjoll dhe i kishte kërkuar ndihmë tre vëllezërve.

Statuja e Barbaroses ne Algjeri

Statuja e Barbaroses ne Algjeri

Ata morën kontrollin mbi Algjerinë dhe rrëzuan Sulltanin lokal. Për të siguruar kontrollin e tyre, ata e kthyen Algjerinë si një provincë për Perandorinë Osmane në vitin 1517. Sulltani osman pranoi dhe e bëri Aruj-in (vëllain e Hajredinit) qeverisës të Algjerisë. Perandori Karli V, përdori postin e tij në Afrikën e Veriut për të nisur një sulm mbi forcat e Aruj. Me 10 mijë ushtarë spanjollë, i ndihmuar dhe nga mijëra luftëtarë fisesh, ata sulmuan Aruj dhe Ishak, të cilët nuk kishin më shumë se 6500 ushtarë. Pas një rrethimi 6 mujor, Aruj udhëhoqi një përpjekje për t’u arratisur nga qyteti, por ai dhe vëllai i tij u kapën dhe u vranë.

Tani, ishte Hajredin Barbarossa ai që udhëhoqi forcat e vëllezërve të tij kundër sulmeve spanjolle.

Ai me sukses udhëhoqi sulme kundër forcave spanjolle dhe italiane në të gjithë Mesdheun perëndimor nga vitin 1518 në vitin 1533. Në vitin 1518, ai pushtoi qytetin algjerian të Tlemcen, aty ku u rrethuan dy vëllezërit e tij. 10 vite më vonë, la së sulmuari portet italiane dhe filloi me ato spanjolle. Në maj të vitit 1529, ai hoqi bregun maroken Penon de Velez nga dominimi spanjoll. Në gusht 1529, pasi kaloi mbrojtjen spanjolle në breg, ai dërgoi 70 mijë morskonë nga Spanja në bregdetin e Afrikës Veriore. Sulmoi gjithashtu edhe zonën e Tripolit, që më parë kontrollohej nga spanjollët.

Në vitin 1533, sulltani Sulejmani i Madhërishëm i perandorisë Osmane, u shqetësua për bastisjet gjithnjë e më në rritje të italianëve në Mesdheun lindor. Pas përpjekjes së tij të pasuksesshme për të pushtuar Vjenën në vitin 1532, ai vendosi të zhvendosë fokusin e tij nga sulmet e tokës në ndërtimin e marinës së tij për të siguruar portet dhe rrugët e transporti të detar.

Nje pikture tjeter per Mjekerkuqin

Nje pikture tjeter per Mjekerkuqin

Për këtë arsye, Sulltan Sulejmani thirri Hajredin Barabarosën në Stamboll.

Sulltani e emëroi admiral udhëheqës në marinën osmane dhe detyra e tij e parë ishte të niste ndërtimin e një marine modern detare. Anijet që Barbarossa mori përsipër të bënte ishin shumë më të shpejta e më të mëdha. Barbarossa punoi edhe në taktikën e manovrimit të shpejtë të anijes.

Marina Osmane në atë kohë arriti në një pikë që ishte e aftë të përballej me armatën spanjolle apo anijet italiane

Në fund të vitit, marina osmane kishte një forcë të mjaftueshme për të mbrojtur veten kundër sulmeve në rritje të anijeve italiane në bregun e tij.

Për më tepër, sulltan Sulejmani i Madhërishëm krijoi aleancë me francezët kundër spanjollëve, aleancë e njohur si traktati Turko-Francez në vitin 1536 ose Aleanca franko-osmane.

Barbossa tashmë ishte i etur për të rifilluar sulmet e tij në Mesdheun Perëndimor.

Nisi fushatën e tij duke goditur fuqishëm bregun perëndimor të Italisë, veçanërisht në portet përgjatë Gjirit të Napolit. Gjithnjë e më shumë po i afroheshin Romës. Ai kishte parashikuar një sundim osman, nën regjimin e tij të drejtpërdrejtë që të shtrihej nga Gjibraltari deri në Tripoli.

Në vend që të sulmonte Sulltanin e Tunizisë, Barbarossa u largua nga vendi duke pasur një tjetër strategji në mendje për Mesdheun perëndimor. Kur mbreti Karli V i Spanjës e kupto këtë rrezik, ai u përpoq të zgjidhte çështjen. Dërgoi disa emisarë në Tunizi duke i udhëzuar ata që të organizonin një revoltë nën pretekstin për të kthyer Muley Hassan në fron. Kur komploti u zbulua dhe spiunët u ekzekutuan, Mbreti Karl u përpoq t’i jepte ryshfet Barbarossa-s, por doli i dështuar. Mbreti Karl organizoi kështu Armatën e 400 anijeve nën komandën e Andrea Dorias së bashku me 24 mijë ushtarët të përbërë nga spanjollët, gjermanët dhe italianët.

Në vitin 1535, rrethimi i Tunizit filloi. Forcat spanjolle nisën të sulmonin La Goletta-n që ishte në jug të Tunizit. Pas 24 ditësh rrethim muret e portit u shpërthyen. Më pas forcat spanjolle duhet të rrethonin muret e Tunizit. Si plan rezervë Barbarossa kishte një skuadron të tërë të dërguar në Tuniz. Pas rrethimit të qytetit, mijëra të krishterë që ishin rritur si skllevër hynë në një uzinë armësh të qytetit dhe luftuan forcat osmane nga brenda mureve të qytetit. Barbarossa kështu u tërhoq me forcat e tij. Ai ndali sulmin dhe u nis në lundrim në territoret tani të pambrojtura të Spanjës.

Në vitin 1536, Barbarossa u rithirr dhe njëherë nga Sulltan Sulejmani për ta ndihmuar në sulmet e Mesdheut Lindor. Kjo çoi në një seri sulmesh në Mbretërinë e Napolit dhe në Republikën e Venecias.

Në vitin 1538, u mblodh Liga e Shenjtë që përbëhej nga Spanja, Italia, Perandoria  e Shenjtë Romake, Venecia dhe kalorësit e Maltës për të mposhtur Barbarosën një herë e përgjithmonë. Anijet e Barbarossa-s ishin të paktë në numër, por në disa strategji pozicioni perfekte në detin Adriatik, Barbarossa iu shmang sulmit.

Në 28 shtator të vitit 1538, Barbarossa do të thyente edhe Flotën e Shenjtë (bashkimin e vendeve të krishtera) në betejën e Prevezës, më e madhja e Mesdheut në kohën që u zhvillua (flota më e madhe e njohur ndonjëherë, e cila konsistonte në 600 anije që i përkisnin Spanjës, Imperatorisë së Shenjtë Romane, Venecias, Portugalisë, Xhenovës, Vatikanit, Firences, Maltës dhe shteteve të tjera evropiane). Edhe pse tre herë më pak në anije e njerëz, Barbarosa, mundi admiralin më në zë të Evropës.

Beteja e Prevezes, Barbarosa mund Aleancen e Shenjte te drejtuar nga Andrea Doria

Beteja e Prevezes, Barbarosa mund Aleancen e Shenjte te drejtuar nga Andrea Doria

Kjo betejë u quajt “Beteja Prevezës” në vitin 1538 dhe nga këtu u themelua dominimi osman gjatë gjithë Detit Mesdhe për dekada të tëra.

Sulltan Sulejmani i Madhërishëm, e kishte njeriun kryesor dhe ndihmësin e pazëvendësueshëm në luftërat detare.

Pas betejës së Prevezës, Sulejmani i Madhërishëm e priti në pallat bashkë me 18 nga njerëzit e tij më të zotë. I dha titullin Kaptan-ý Derya (Shef-Admiral) i Detit Mesdhe, Bejlerbej i Afrikës Veriore, i dha që të kishte në zotërim sanxhakun e Rodit, Eubesë e Kiosit si dhe kontrollin e detit Egje. Atij iiu bënë nderime të rralla dhe flota e tij u bë e panumërt

Në vitin 1545, Barbarossa vendosi të dalë në pension në Stamboll, pas një karriere të suksesshme që zgjati katër dekada.

Ai ndërtoi një pallat dhe kishte një shkrimtar që shkruante kujtimet e tij. Dy vite më pas u sëmur dhe vdiq më 4 korrik 1547.

Tre fjalë arabisht lajmëruan momentin e vdekjes së tij: “Shefi i detit vdiq”.

Por edhe pse kanë kaluar disa shekuj, historianët ende nuk janë në gjendje të vendosin nëse ai ishte një pirat apo admiral.

DSC_0351

Tags: edi rama
Previous Post

Dijamant Zabërgja, viktima e tretë shqiptare në Munih (Foto)

Next Post

Jo vetëm det, këto foto nga Shqipëria do t’iu befasojnë

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Jo vetëm det, këto foto nga Shqipëria do t’iu befasojnë

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.