• Latest
  • Trending
  • All

Rama, zvarritja pas Metës

22/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Rama, zvarritja pas Metës

22/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion, Vendi

Andi Bushati

Dr. Flori nuk është më në këtë botë. Me një overdozë pezmi dhe dëshire për të thënë “Mjaft më”, ai u largua përgjithmonë. Por, refreni i njërës prej këngëve të tij të fundit, “Zëmërthyer”, kushtuar aleancës së turpshme të 1 prillit, rifiton një kuptim të ri.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Ato fjalë ende kumbojnë në veshin e gjithkujt: “Ai që veten tradhtoi, nuk ka më shpresë për nesër…”.

Sot, kur Ilir Meta po e kërcënon partnerin e tij kryeministër me prishjen e qeverisë dhe krijimin e një kabineti teknik, eko-ja e atij pazari të fëlliqur të tre viteve e ca më parë është më aktuale se kurrë.

Natyrisht, rrëzimi i Edi Ramës nga pushteti është larg të qenit një fatkeqësi. Megjithëse ai mban përbrenda paqartësinë për të ardhmen, ai do të qe një ndarje e lidhjeve të qeverisë me krimin, një fund i praktikave klienteliste në shpërdorimin e parasë publike, një goditje e pronarëve të ish mediave të Berishës të riblerë me troje ndërtimi, një fund i turpshëm për njeriun që e mbushi parlamentin dhe pushtetin lokal me banditë.

Por, fatkeqësisht, Edi Rama po shantazhohet sot, jo se është i tillë. Me këtë profil, Ilir Meta e ka pranuar prej tre vjetësh. Bashkë kanë shkallmuar konsensusin e ligjit për administratën publike. Bashkë kanë votuar reformën territoriale si një salamandër elektorale. Bashkë kanë groposur megaskandalin e aferës DIA-CEZ.

Në konsensus të plotë kanë toleruar vjedhjet, abuzimet, përfitimet e njëri-tjetrit dhe bandave që i pasojnë. Në mirëkuptim të plotë i kanë ndarë madje edhe zonat e influencës të trafikut të drogës.

Edi Rama sot po shantazhohet për tjetër gjë: sepse, ndoshta pa dëshirë dhe pa vullnet, po e mban fjalën që u ka thënë ndërkombëtarëve për të miratuar reformën në drejtësi.

Parë në sipërfaqe, duket sikur ai është në anën e mirë të historisë. Sikur ai po i siguron, aq vota sa ka, një projekti të ndërkombëtarëve për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë. Për të mbyllur kapitullin e gjyqtarëve që marrin para në dorë për gjyqet e pronave në Butrint dhe pastaj amnistohen duke shpallur të pafajshëm politikanët që kapen me bllok në dorë.

E shikuar kalimthi, duket sikur Edi Rama gjendet sot më pranë me vullnetin e shumicës së shqiptarëve dhe koalicioni i vjetër, Berisha- Meta, të cilin e evokoi sot kreu aktual i kuvendit, po luan në dëm të interesit të tyre.

Por ky iluzion nuk është aspak i vërtetë.

Dhe prova për këtë është shantazhi i sotëm i Metës.

Sot lideri i LSI-së nuk foli për shqiptarët. Ai foli vetëm për një njeri. Ai i ra pragut që të dëgjonte dera. Ai i tha Ramës se mund ta rrëzojë nga pushteti. Ai përmendi burgun duke nënkuptuar se kërcënimi është i vlefshëm për gjithkënd. Ai përmendi zgjedhjet duke e kërcënuar se nuk do ta linte t’i vidhte ato me banda.

Ilir Meta përdori sot gjithë armët e mundshme të shantazhit, sepse ai e di se ka përballë një njeri të shantazhueshëm. Se ka përballë partnerin me të cilin janë përgjuar reciprokisht, dinë aferat e gjithsecilit dhe mund ta shkatërrojnë pa droje njëri-tjetrin.

Me tonin me të cilin foli, Ilir Meta tregoi edhe një herë se Rama nuk është në gjendje të bëjë asgjë.

Se ai mund të jetë në anën e mirë të historisë, po aq sa mund të jetë një hajdut që ka frikë se e kallëzon bashkëpunëtori i tij.

Se ai mund të ketë forcë të reformojë drejtësinë, po aq sa mund ta ketë atë një kandidat për të qenë subjekt i saj.

E në këtë kuptim, kjo që po ndodh sot, është një pasojë direkte e koalicionit të 1 prillit. Një konsekuencë e vendimit për të ardhur në pushtet me ndihmën e Metës dhe të “gjithë qelbësirave”.

Në ditën kur iu desh të vendoste për pushtetin e ri, lideri i PS-së me sa duket i shkoi për shtat vargjeve profetike të Dr. Florit:

“Lëpinë aty ku folën, shkelën mbi parime/ Këtu ka vetëm pazare nuk ka më qëllime”.

Edi Rama i la “zëmërthyer” shuma nga idiotët e dobishëm që besuan tek rilindja e tij.

Ai vazhdoi të qeverisë njësoj si Berisha, duke mbajtur në tryezën ovale të kabinetit, gjysmat e ministrave që gjoja luftoi në opozitë.

Prandaj, ai sot nuk mund të bëjë asgjë. Prandaj ai nuk mund të reformojë dot vendin e aq më pak drejtësinë.

Prandaj, ai sot qëndron mbi fron i turpëruar. Madje i përdhosur, kur kujton se për të vazhduar të rrijë i duhet të përkulet ndaj shantazheve të Metës. Të zvarritet pas atij që nuk e do këtë reformë.

Tags: edi rama
Previous Post

Pasojat strategjike të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi

Next Post

Ç’po ndodh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Ç’po ndodh mes Ilir Metës dhe Edi Ramës?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.