• Latest
  • Trending
  • All

Pasojat strategjike të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi

22/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 12 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Pasojat strategjike të grushtit të dështuar të shtetit në Turqi

22/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Sinan Ülgen

Një grusht shteti kundër një qeverie të zgjedhur zakonisht pasohet nga një përmbytje analizash mbi drejtimin e ardhshëm të vendit pas thyerjes së qeverisjes demokratike. Por grushtet e dështuara të shtetit mund të kenë gjithashtu pasoja të gjithanshme.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Përpjekja e dështuar e disa elementëve të ushtrisë së Turqisë për të përmbysur presidentin Recep Tayyip Erdoğan do të ketë pasoja të mëdha për marrëdhëniet e jashtme, si dhe për rolin e Turqisë në rajon. Marrëdhëniet e Turqisë me Shtetet e Bashkuara, në veçanti, pritet të kenë trazira të konsiderueshme.

Tentativa për grusht shteti hap një fazë të re dhe aspak të lehtë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe SHBA-së, për shkak se autoritetet turke kanë lidhur grushtin e shtetit me Fethullah Gülen, një predikues islamik m e bazë pranë Filadelfias që nga viti 1999, por me një grup mbështetësish në Turqi.

Gülen është akuzuar më herët me krijimin e një strukture shtetërore paralele, veçanërisht brenda policisë, drejtësisë dhe ushtrisë. Së fundmi, autoritetet e Turqisë e klasifikuan lëvizjen “Guleniste” si një organizatë terroriste – një etiketë që i jep një kuptim të ri grushtit të dështuar të shtetit. Por, pavarësisht provave në rritje në lidhje me Gülen dhe ndjekësit e tij, përshtypja në Ankara është që SHBA-të deri tani kanë refuzuar të kufizojnë aktivitetet e rrjetit të tij, të cilat përfshijnë një numër të madh shkollash dhe shumë organizata të shoqërisë civile.

Ky rrjet i lejon lëvizjes “Guleniste” të angazhohet në grumbullim fondesh të konsiderueshme, të cilat, autoritetet turke pretendojnë se përdoren për të ushqyer operacione të liga të anëtarëve të saj në Turqi. Për rrjedhojë, vijimi i qëndrimit të Gülen në rezidencën e tij në Pensilvani është bërë jo vetëm një problem i vazhdueshëm për marrëdhënien dypalëshe, por edhe burim i rëndësishëm i antiamerikanizmit në rritje në Turqi.

Grushti i dështuar i shtetit dukshëm do ta forcojë këtë tendencë. Në periudhës pas grushtit të shtetit, SHBA-ja do të vihet në presion të vazhdueshëm në lidhje me sjelljen e saj prej laissez-faire për Gülen. Pala turke sakaq ka sinjalizuar se do të fillojë procedura për kërkesë formale ekstradimi për Gülen.

Grushti i shtetit për rrjedhojë ka sjellë një nevojë të re urgjente për dy aleatët në NATO që ta zgjidhin këtë mosmarrëveshje të rëndësishme. Dështimi për të gjetur mirëkuptim nën këtë situatë të acaruar mund të dobësojë perspektivën për bashkëpunim në shumë nivele. Efikasiteti i luftës së përbashkët kundër “Shtetit Islamik” (ISIS), i cili mbështetet shumë në sulmet ajrore me origjinë nga baza “Inçirlik” në Turqinë e jugut, pa dyshim mund të vihet në rrezik. Më gjerësisht, një thyerje në këtë marrëdhënie kyçe dypalëshe mund të dobësojë kohezionin e politikës së NATO-s përballë Rusisë dhe Turqia mund të kërkojë të shkojë përtej kuadrit konfrontues të përcaktuar në samitin e fundit të Aleancës në Varshavë.

Pasojat e grushtit të shtetit të dështuar ka gjithashtu gjasa të prekin marrëdhënien e Turqisë me Evropën. Në mars, Turqia dhe Bashkimi Evropian ranë dakord për një paketë ambicioze masash të dizajnuar për të ndërprerë fluksin e refugjatëve drejt Evropës. Por, ndërsa marrëveshja ka qenë një sukses i qartë, ajo mbetet politikisht e dobët. Për Turqinë, çmimi më i madh qe angazhimi i BE-së për të hequr vizat për udhëtimet e qytetarëve turq në zonën Shengen, një lëvizje që duhej të realizohej në qershor. Por në fakt liberalizimi i vizave u shty për deri në tetor, për shkak të refuzimit të Turqisë për të zbatuar disa kushte të mbetura.

Në thelb të ngërçit diplomatik është kërkesa e BE-së që Turqia të amendojë ligjet e veta kundër terrorizmit në mënyrë që këto ligje të jenë në përputhje me normat e Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut. Synimi është që të kufizohet zbatimi i ligjeve antiterror vetëm në rastet e terrorizmit dhe të parandalohet përdorimi i këtyre ligjeve si mjete për të kufizuar lirinë e shprehjes. Por mjedisi post-puçit të shtetit do të reduktojë dëshirën e Turqisë për të amenduar ligjet e veta kundër terrorizmit.

Për rrjedhojë, një krizë diplomatike është e mundshme këtë tetor, ku Turqia mund të pretendojë se BE-ja ka refuzuar të respektojë premtimet e veta. E gjithë paketa e refugjatëve, nën të cilën Turqia vijon të mbajë më shumë se 2.8 milionë refugjatë sirianë, mund të vihet në rrezik pas kësaj dhe dallga e azilkërkuesve mund të rikthehet.

Në fund, grushti i dështuar i shtetit do të ketë pasoja për aftësinë e Turqisë për të kontribuuar për sigurinë rajonale. Ushtria e Turqisë do t’i nënshtrohet tani një procesi të dhimbshëm të spastrimit të elementëve gulenistë dhe kohezioni moral do të preket në mënyrë të pashmangshme në një kohë kur forcat e armatosura kanë rol vendimtar në përpjekjet e Turqisë për të luftuar separatistët kurdë dhe terrorizmin e ISIS-it dhe në fuqizimin e kontrollit të kufijve të Turqisë, gjë që ka ndihmuar për të parandaluar fluksin e xhihadistëve të huaj drejt territoreve të kontrolluara nga ISIS-i në Siri. Dobësimi i besimit pas tentativës për grusht shteti do ta bëjë bashkëpunimin mes agjencive të ndryshme pra mes ushtrisë, policisë dhe shërbimeve sekrete, veçanërisht problematike.

Njësoj si grushtet e shtetit të suksesshme, grushtet e dështuara mund të kenë pasoja madhore në politikën e jashtme dhe të sigurisë së një vendi. Grushti i dështuar i shtetit në Turqi sakaq ka shtuar gjasat për krijimin e problemeve të konsiderueshme mes këtij vendi dhe SHBA-së e Evropës.

Tags: edi rama
Previous Post

Përplasje femrash në PD dhe drejtësia me “detyrim paraqitje” e PS-së

Next Post

Rama, zvarritja pas Metës

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Rama, zvarritja pas Metës

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.