Janë pa më të voglin dyshim orët më të rëndësishme për vendin që pas shëmbjes së sistemit komunist. Për 25 vjet na ka munguar drejtësia. Kjo shtyllë bazë e funksionimit të një shteti dhe shoqërie.
Pas një momenti dakordësie dje dhe një prishje të saj mbrëmë me propozimet e reja të opozitës, erdhën shuplakat e SHBA. Shuplaka që nuk vinin më nga ambasada e SHBA në Tiranë, por nga Qeveria Amerikane (nëpërmjet ambasadës).
Sa më lart, si pas çdo shuplake, Basha heshti. Të gjithë heshtën, sepse fundja askush veç Bashës nuk e kishte derdhur “kovën e qumështit”. Sot ai hodhi fajin diku tjetër e më pas, nisi takimet me abasadorët.
Por çfarë ndidhi sot? Cili është fati politik i Bashës nga sot e tutje?
Basha ka shkuar e ardhur mbi 4 herë në kryesinë e Kuvendit për të takuar ambasadorët Lu dhe Vlahutin. U dukte si korrier që merrte një propozim, shkonte në PD e diskutonte me doktorin, kthehej, merrte pjesën tjetër, ikte sërish e kështu me radhë, duke i ngrënë votimit të reformës orë të tëra. Duket i dobët, i zymtë dhe i pafuqishëm tanimë përballë ndërkombëtarëve. është tërësisht i dobët, i çarmatosur në çdo aspekt, i rrahur nga ndërkombëtarët, i pabesueshëm për një pjesë të grupit të tij parlamentar dhe pse jo, i drobitur edhe në sytë e doktorit i cili po kupton se ka bërë zgjedhjen e duhur për të drejtuar PD-në juridikisht.
Kjo është situata, ku i vënë në vështirësi, pas deklaratave degjeneruese nga ambasada e SHBA-ve dhe tërësisht i pabesueshëm në opinion publik, grup parlamentar dhe në sytë e BErishës, Basha i dha fund dyzimin të kahershëm . Dyzim që njëherë i thotë “Mos e voto reformën”, e njëherë i thotë “S’ke nga ja mban pa e votuar”. Ky dyzim ka bërë që Basha të mbajë peng reformën deri më sot.
Presioni ndërkombëtar e ka shtrydhur, ai popullor e ka gjynjëzuar, ndaj sonte ai do ta votojë reformën. Duke pësuar një humbje të shumëfishtë. Në sy të popullit, në sy të ndërkombëtarëve që i detyroi ta trajtonin si palaço, në sytë e doktorit që s’mundi ta mbrojë dot, kryetarin e opozitës. Basha humbi gjithçka.























