Në mbledhjen e transmetuar live të Konferencës së Kryetarëve, doli e vërteta se përse Reforma nuk po votohet. Fatmir Xhafaj bëri transparencën e procesit duke bërë publik dokumentin që përmbante draftin e ekspertëve amerikanë dhe europianë për çështjen e vetme të mbetur pezull, sistemin e vetingut. Sipas këtij drafti, ekspertët e huaj i kalonin kompetencat e administrimit të aplikanteve për komisionin e vetingut nga Avokati i Popullit tek Presidenti i Republikës. Ky ishte i vetmi ndryshim që kerkohej të bëhej nga Komisioni i Posaçëm i Reformës Zgjedhore të drejtuar nga zoti Xhafaj, çka do i hapte rrugën votës sot në Parlament.
Por çfare ndodhi? Drafti i eksperteve te huaj ka marre miratimin me shkrim te negociatorit te PS. Ky draft nuk ka marre asnje pergjigje nga PD, nderkohe qe negociatori i LSI Manjani eshte shprehur me shkrim se nuk mund te jepte ende dakordesine per ate draft. Ne keto kushte, kur dukshem mungonte dakordesia e te gjitha paleve per draftin e nderkombetareve, Xhafaj e kishte te pamundur te mblidhte Komisionin.
Qendrimi i PS dhe Kryetarit te Komisionit Xhafaj ishte shume i qarte: Nese edhe PD dhe LSI, binin njesoj dakord si PS per draftin e perpiluar nga ekspertet nderkombetare, Komisioni mund te mblidhet qe ne kete moment e te miratoje draftin perfundimtar qe i shkon Kuvendit per votim.
Por ajo qe bie ne sy eshte se as ne draftin e eksperteve nderkombetare, as ne diskutimet e sotme ne Konferencen e Kryetareve, nuk eshte folur per asnje gje tjeter pervec ceshtjes se vetingut. Çeshtja e formules se KLGJ dhe KLP, qe eshte edhe pretendimi me i fundit i Lulzim Bashes nuk eshte permendur fare.






















