Nga Perparim Kabo
Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Europian Fleckenstein e mbylli darën…sepse Vetingun e quajti çështje teknike që po nuk u zgjidh në Parlament do të zgjidhet me referendum…Pastërtia e figurës së atyre që do mbeten në drejtësi do të bëhet nga ekspertë ndërkombëtar…nuk ka tjetër alternativë.
Gjithashtu ata individ apo grupe parlamentare që nuk do ta votojnë do jenë objektin ynë me një herë pas pushimeve. Ne do merremi me ta duke bërë të qartë se ç’përfaësojnë ata tha Fleckeinshtejni? Dmth kjo duhet lexuar, se me skedën e tyre të pasurisë dhe lidhjeve kriminale do t’a bëjmë ne të qartë para publikut. Ja pra që ky gjerman që flet pa i qeshur nuri, nuk la më shteg. Se do Ti kushdo që je nga vetingu se cili je, e bëjmë ne nga Parlamenti Europian…Po dolët kundra ska më hapje negociatash për Shqipërinë, pra harrojeni Bashkimin Europian…
Një kujtesë për ata që janë fshehur pas Komisionit të Venecias Ju them se…në hyrje të viteve 1990 Komisioni Venecias na orjentoi: “Demokracia përmes Ligjit”…Dhe Shtet Ligjor pa një sistem drejtësie të ndershëm, të pavarur, dhe jo të korruptuar nuk mund të ketë…Rule of Law…sundimi ligjit në respekt të drejtave të njeriut, e drejta e jetës, e drejta e pronës, e drejta e të shprehurit, e drejta e lëvizjes së lirë, nuk ka alternativë tjetër…Dara u mbyll ti deputet o voto refomrën ose do të botohet skeda personale!
















