PD arriti të shembë konsensusin për reformën në drejtësi duke futur KLP dhe KLGJ si pika që ajo donte t’i ndryshonte. Pra, propozime të reja nga PD. Kjo lëvizje mori një shuplakë nga SHBA-të, por për tu sqaruar e vërteta mësohet se drafti për KLGJ dhe KLP i është dërguar Bylykbashit që para dy javësh.
Ky i fundit nuk ka dhënë asnjë përgjigje mbi draftin ditën e hënë. As në takimin e liderëve, as në takimin e ekspertëve nuk është folur për formulat e KLGJ e KLP. Sepse në këto takime është folur vetëm për problemin e vetëm që kishte ngritur PD-në, që ishte “vetingu”. PD deklaronte se është “OK” më çdo gjë përveç vetingut.
Pas ndërhyrjes së Hahn dhe zgjidhjes së Vetingut që kalonte nga Avokati i Popullit te Presidenti i Republikës, gjithçka për PD ishte OK. Disa orë pas “OK” që PD dha, për arsye që nuk dihen, shpikën KLGJ dhe KLP.
Kjo i vë vulën pengesave të PD-së ndaj draftit që ka OK e SHBA/BE dhe PS.























