Ambasada e SHBA-së ka reaguar për emisionin Tonight të Ilva Tares me një mesazh të pazakontë. Ishte një deklaratë që vret politikisht Lulzim Bashën.
Në reagim thuhet se SHBA është e zhgënjyer nga propozimi i ri i Bashës pas konsensusit që dha në drekë.
SHBA i bën thirrje deputetëve që të votojnë reformën, për sa kohë Basha nuk është në gjendje të bëjë kryetarin e Partisë.
“Ambasada e SHBA është e zhgënjyer që vëren se pas deklarimit të një marrëveshjeje midis qeverisë dhe opozitës, kreu i opozitës, Z. Basha ka paraqitur një kërkesë të re të papranueshme. Ky zhvillim i fundit na detyron të arrijmë në përfundimin se kjo është një përpjekje e qëllimshme nga kreu i opozitës për ta bllokuar këtë reformë. Paketa e reformës është gati dhe përmbush të gjitha standardet e Komisionit të Venecias, SHBA dhe BE. Nëse Z. Basha nuk i përmbush dot premtimet e tij, Qeveria e Shteteve të Bashkuara iu bën thirrje anëtarëve të parlamentit individualisht ta miratojnë këtë reformë më 21 korrik.”






















