• Latest
  • Trending
  • All

Aftësitë për të ardhmen e Kosovës

20/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Wednesday, 5 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Aftësitë për të ardhmen e Kosovës

20/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Opinion

Andrew Russell

15 korriku shënon Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve, ditë kjo kur bota e njeh vlerën e të ndihmuarit te të rinjtë që t’i zhvillojnë aftësitë e nevojshme për të kontribuuar për një ardhme më të mirë për të gjithë. Përderisa të rinjtë aktualisht kanë mundësi më të mira se kurrë më parë për arsim dhe zhvillim të aftësive, rreth 75 milionë adoleshentë në tërë botën janë jashtë shkollës, janë të privuar nga arsimi cilësor dhe nuk janë në gjendje të fitojnë aftësi për të cilat kanë nevojë për një jetë të begatë.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Me popullatën më të re në Evropë, këto sfida janë të zakonshme në Kosovë. Me një normë të përgjithshme të papunësisë prej 35% dhe shkallë të papunësisë së të rinjve në nivel marramendës prej 61%, të rinjtë kosovarë nuk e kanë të lehtë. Me fjalë të tjera, afërsisht 2 nga 3 të rinj kosovarë në tregun e punës nuk kanë një punë. Çfarë është më keq, rritja e tanishme ekonomike është në gjendje për të prodhuar punë për vetëm rreth 29% të 11,500 personave që hyjnë në tregun e punës çdo vit. Prandaj s’do mend që papunësia vazhdon të jetë një nga sfidat më të vështira me të cilën përballen njerëzit në Kosovë.

Përderisa problemi mund të shihet si mungesë e mundësive për punë, kjo fsheh një problem më të thellë: një mospërputhje mes aftësive për të cilat ka nevojë Kosova dhe aftësive të ofruara. Nga njëra anë, sektori i arsimit (duke përfshirë institucionet profesionale) nuk është duke i përgatitur të rinjtë që hyjnë në tregun e punës për llojet e punëve që janë duke u kërkuar gjithnjë e më shumë nga punëdhënësit në sektorin privat dhe publik. Nga ana tjetër, punëdhënësit e kanë të vështirë të gjejnë kandidatë të mirëkualifikuar për vendet e lira të punës që i kanë në dispozicion. Kjo mospërputhje e aftësive pengon si individët, ashtu edhe punëdhënësit për të arritur potencialin e tyre të plotë.

Ban Ki-moon, sekretari i përgjithshëm i OKB-së, përmblodhi këtë bukur kur tha: “Me aftësi të duhura, këta të rinj janë pikërisht forca për të cilën kemi nevojë për të drejtuar gjithë progresin e agjendës globale dhe për të ndërtuar shoqëri më përfshirëse dhe më të gjalla. Zhvillimi i aftësive redukton varfërinë dhe më mirë i pajis të rinjtë të gjejnë punë të mirë. Kjo nis një proces të fuqizimit dhe vetërespektit që sjell përfitime për të gjithë. Dhe kjo forcon kapacitetet e të rinjve për të ndihmuar në adresimin e shumë sfidave me të cilat përballet shoqëria, na lëviz më pranë për t’i dhënë fund varfërisë, urisë, padrejtësisë dhe degradimit të mjedisit”.

Ne e dimë nga vitet e përvojës që një punë ofron më shumë se vetëm të ardhura. Kjo përkthehet në mundësi për qasje më të mirë në kujdesin shëndetësor dhe arsim, të ushqyerit e përmirësuar, strehim më adekuat dhe më shumë. Në rastin e Kosovës, rritja e punësimit mund të ndihmojë në zvogëlimin e tundimit për të emigruar, qoftë me mjete legale apo ilegale. Kosova ka nevojë për të gjithë të rinjtë e saj dhe puna e denjë është çelësi për t’i bindur ata të qëndrojnë dhe të ndërtojnë një të ardhme më të begatë këtu, jo jashtë vendit.

Në UNDP çdo ditë jemi dëshmitarë të potencialit të madh të të rinjve në Kosovë. Ne punojmë me partnerë nga sektori publik dhe privat, si dhe me komunitetin ndërkombëtar për t’i rritur investimet për aftësimin dhe zgjuarsinë e të rinjve. Projektet tona punojnë me të rinjtë për të zhvilluar aftësi, për të gjetur mundësi punësimi dhe për të lehtësuar kalimin nga arsimi në punësim. Ne gjithashtu bashkëpunojmë me institucionet e Kosovës për të tejkaluar mospërputhjen e aftësive dhe për të ofruar shërbime moderne, efikase, dhe të mirëpërshtatura të këshillimit për punësim për punëkërkuesit.

Që nga viti 2005, UNDP-ja dhe partnerët e saj kanë ndihmuar më shumë se 12,000 kosovarë që të gjejnë punë dhe të fitojnë aftësi të reja nëpërmjet programeve të tregut aktiv të punës, të tilla si trajnimi në vendin e punës dhe subvencionimi i përkohshëm i pagave. Vitin e kaluar, së bashku me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qeverinë e Finlandës, ne zbatuam për herë të parë Programin e ri të Vetëpunësimit që ndihmon të rinjtë për t’i nisur vetë bizneset e tyre në sektorë të ndryshëm, si përpunimi i drurit, përgatitja e ëmbëlsirave, dizajnimi i rrobave, zhvillimi i aplikacioneve të telefonave të mençur për personat me shikim të dëmtuar, ose përpunim i metalit. Këtë vit kemi zgjeruar programin, që ka rezultuar me një numër të përgjithshëm prej 82 bizneseve të reja. Ne gjithashtu promovojmë aktiviteteve bujqësore në mesin e të rinjve, duke siguruar aftësi të reja dhe grante për t’i përmirësuar fermat, pasi ne e dimë se bujqësia mund të jetë një mjet i mirë i të ardhurave për kosovarët, të cilët janë të gatshëm të punojnë tokën.

Dua ta mbyll duke theksuar se Kosova nuk është e vetme në luftën e saj për vende  të denja pune. Në të vërtetë, shumë kosovarë të rinj kanë marrë pjesë drejtpërsëdrejti në përcaktimin e agjendës së re globale për zhvillim: Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm (mësoni më shumë këtu: www.globalgoals.org). Objektivi i Zhvillimit të Qëndrueshëm #8 (Punë e Denjë dhe Rritja Ekonomike) nuk mund të jetë më e rëndësishme për pothuajse një të tretën e 15 deri 24-vjeçarëve të Kosovës të cilët nuk janë në shkollë, trajnim ose të punësuar. Në Ditën Botërore të Aftësive të të Rinjve të këtij viti, i bëjmë thirrje çdo të reje dhe të riu kosovar që të mos heqin dorë, që të vazhdojnë të kërkojnë çdo mundësi për t’i përmirësuar aftësitë dhe për të marrë një rol më proaktiv në ndërtimin e një të ardhme të begatë dhe të qëndrueshme ekonomike për të gjithë kosovarët, duke filluar nga vetja e tyre.

Autori është përfaqësues i përhershëm i UNDP-së.

Tags: edi rama
Previous Post

Ndikimi i ndërgjegjes në shëndetin e njeriut

Next Post

Shpërthen humori me arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Shpërthen humori me arritjen e konsensusit për reformën në drejtësi

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.