• Latest
  • Trending
  • All

“Shekulli” i Kokëdhimës shkruan nekrologjinë e pavarësisë

20/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

“Shekulli” i Kokëdhimës shkruan nekrologjinë e pavarësisë

20/07/2016
in Aktualitet, Aktualitet, Lajme, Vendi

Gazeta shekulli i ish –deputetit socialist Koço Kokëdhima, është reshtuar prej ditësh kundër Reformës në Drejtësi, më saktë, kundër vendimmarrjes së ndërkombëtarëve në procesin e Vetting-ut, duke patur kështu një qëndrim të ngjashëm me atë të PD –së dhe të LSI –së.

Sot e gjithë faqja e parë e kësaj gazete dhe pjesa më e madhe e saj në brendësi janë përdorur për këtë qëllim.

Lajme teNjejta

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

Miratimin e Reformës sipas propozimit që këmbëngul kryeministri Edi Rama, gazeta e Kokëdhimës e quan “Fundi i palavdishëm i republikës së katërt”; “një nekrologji të pavarësisë, një përzjerje hibride midis partitokracisë dhe ambasadorokracisë, një kushtetutë e dhunuar dhe një vend pa sovranitet”.

“E ashtuquajtura reformë e gjyqësorit përbën goditjen përfundimtare ndaj Republikës së Katërt. Data 21 korrik 2016, e imponuar jashtë çdo rregulli e procedure kushtetuese e parlamentare, shënon fundin e palavdishëm të saj. Për ta thënë troç, shqiptarët mbështesin në përgjithësi reformën në sistemin e drejtësisë, por ata nuk mund të mbështesin paketën aktuale të së ashtuquajturës reformë në drejtësi dhe strukturën bizantine të projektuar prej saj”.

Shekulli i e konsideron draftin një deformim të sistemit aktual, që e quan si Republika e Katërt, nisur nga ndryshimet që i kanë ndodhur kushtetutës që pas pavarësisë dhe kanë përcaktuar sistemet qeverisës, nga mbretëria tek republika parlamentare. Ky parlament – theksohet në gazetë, në shkrimin e juristit shqiptar me banim në SHBA, Agron Alibali – nuk mund të marrë vendime të rëndësishme për kombin kur i ka mbetur më pak se 1 vit jetë.

“Deformimet filluan qysh me transformimin e sistemit zgjedhor, nga ai pjesërisht maxhoritar e proporcional, në sistemin e tanishëm proporcional rajonal, me lista të caktuara nga kryetarët e partive. Deformimet vazhduan me çmontimin e rretheve si themele të demokracisë vendore, dhe me mënjanimin e konsensusit në hartimin dhe miratimin e Kushtetutës etj. Lufta kundër korrupsionit dhe spastrimi i sistemit të drejtësisë kërkon angazhimin frontal të mbarë shoqërisë.Një parlament të cilit i kanë mbetur jo më shumë se 300 ditë jetë nuk mund të marrë vendime me rëndësi thelbësore dhe afatgjata për shtetin dhe kombin”.

Një reformë pa vizion, pa vullnet politik, që çmonton pavarësinë dhe konsensusin për çështjet madhore. Shekulli shkruan se Vetting –u duhet bërë nga vetë shqiptarët.

“Së pari, reformës i ka munguar vizioni dhe vullneti politik konsensual. Ekspertët, edhe pse të respektuar, nuk mundet kurrsesi të imponohen mbi vullnetin e popullit, të përçuar nga përfaqësuesit e tij.

Së dyti, reforma nuk mund të çmontojë, me një të rënë të lapsit, themelet kushtetuese të shtetit shqiptar, ku spikasin “mëvetësia” dhe konsensusi për çështje madhore.

Së treti, kjo reformë bie ndesh edhe me proceset demokratike europiane, ku prirja e përgjithshme është që popujt e Europës së Bashkuar të kenë më shumë hapësira vendimmarrjeje në çështje që lidhen drejtpërdrejtë me ta. Në këtë kuadër, nuk ka kuptim që Komisioni Europian të marrë përsipër në Shqipëri angazhime që nuk i takojnë.

Në vend të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, përse të mos e bëjnë vetë qytetarët e vendit procesin e kontrollit, konfirmimit dhe zgjedhjes së gjyqtarëve dhe prokurorëve?

Së katërti, Komisioni i Posaçëm Parlamentar ka vepruar përtej kompetencave të veta, pasi nuk është formuar dhe nuk ka tagër për të rishikuar Kushtetutën.

 Së fundi, deputetët shqiptarë nuk mund të parashtrojnë në Kushtetutën e Shqipërisë angazhime që u takojnë taksapaguesve të BE-së dhe parlamenteve përkatëse, të cilat mund të lidhen vetëm me traktat ndërkombëtar”.

Për gazetën e ish –deputetit Kokëdhima, i cili i është kundërvënë kryeministrit Rama për reformën pasi humbi mandatin e deputetit në Gjykatën Kushtetuese, drafti duhet shtyrë dhe nuk duhet votuar të enjten. Votimin e saj duhet ta marrë përsipër një forum i posaçëm vendimmarrës, Asambleja Kushtetuese.

“Shqyrtimi i projektit duhet shtyrë. Vendi ka nevojë për reflektim, dhe jo ngutje. Deputetëve nuk u del koha as ta lexojnë materialin voluminoz, dhe jo më ta debatojnë e ta miratojnë. Ndofta periudhën e verës ata mund ta shfrytëzojnë për të vjelë mendimin e popullit në zonat përkatëse. Justifikimet se 21 korriku përbën kusht të domosdoshëm për hapjen e negociatave nuk qëndron. Përndryshe, më mirë të shtyhet hapja e negociatave, se sa të miratohet një produkt që nuk vlen. Koha ndoshta kërkon thirrjen e Kuvendit Kushtetues, sipas traditës e përvojës më të mirë shqiptare në kthesat historike të vendit: në Kuvendin e Vlorës më 1912, Kongresin e Lushnjës më 1920, apo me Asambletë Kushtetuese të mbledhura më 1923, 1926, 1928, dhe më 1991-1992”.

Në një tjetër shkrim gazeta e quan të paprecedent aktin e djeshëm të ambasadorit amerikan, Donald Lu. “E paprecedent! Një ambasador proteston kundër deputetëve”. Gazeta thotë se përveç faktit që në protestë ishin disa anëtarë të PS –së, kjo protestë do të kishte patur më shumë jehonë nëse në të nuk do të kishte marrë pjesë ambasadori amerikan, i cili i kërcënoi hapur deputetët dhe politikanët. “Deklarata e ambasadorit është bërë jashtë çdo formati të parë deri më sot”, thotë Shekulli, në faqet e brendshme të së cilës ka edhe deklarata e opinione të tjera që shprehin kundështinë ndaj draftit të Reformës në Drejtësi, që pritet të votohet nesër në Kuvend.

Tags: edi rama
Previous Post

PD i përgjigjet Metës: Gati për negociata të hapura me praninë e medias

Next Post

Lubonja: si duhet kuptuar lëvizja e Metës?

Related Posts

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

by TheAlbanian.co.uk
29/10/2025
0

Veton Surroi Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, kishte javën e kaluar një rekomandim për Kosovën në procesin e normalizimit me...

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

by TheAlbanian.co.uk
23/11/2025
0

Në këtë intervistë Dr. Andi Hoxhaj (i dekoruar nga Britania e Madhe Oficer i Perandorisë Britanike) shpjegon rreziqet, realitetet dhe...

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Ky artikull është pjesë e një bashkëpunimi me pagesë me Qeverinë e Mbretërisë së Bashkuar Premtimet dhe shpresat për një...

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Si e shkatërruan “The Mail”, ministrat dhe rregullatori një avokat të pafajshëm - dhe çfarë duhet të ndodhë tani Rashid...

Next Post

Lubonja: si duhet kuptuar lëvizja e Metës?

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.