Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një tjetër mesazh të marrë nga një “oficer dixhital”. Sipas mesazhit që ka marrë ai thotë se arma qe fshehu polici ne vendngjarje ne lokalin ku u vra Elton Çiço, nga ekspertiza rezulton se është e Besmir Qebinit, që aktualisht mban detyrën e Zv.Drejtorit të Doganave. Sipas Berishës, “Saje qorri” po fsheh te dhenat e ekspertizes tek Ardian Çipa nga prokuroria.
Mesazhi që publikoi Berisha:
“Pershendetje doktor. Arma qe fshehu polici ne vend ngjarje ku u vra Elton Çico nga ekspertiza rezulton e se esht arma e Bismir Çibinit ushtarit te Shullazit ish nendrejtorit te policise per Tiranen aktualisht zevendesdrejtor i doganave te Shqiperise!Keto te dhena i jane derguar Ardian Çipes i cili me urdher te ministrit nuk i dorezon ne prokurori.Po shtoj Elton Çiça, ka në pronësi të tijën lokal bar XXL përballë “Gjuheve të Huaja” në emër të e vëllait të tij Antonel Çiça ky i fundit në burg Angli për trafik droge. Eltoni ka qenë 4 vjet i dënuar në Francë dhe 2 vjetër në Greqi për trafik droge dhe ka një çështje në gjykim në Itali për “Associazione Delinquera”.. Është djali i tezës se Tërmet Peçit -Kr Bash Tepelenë. Eltoni është shoku me i ngushtë i Besmir Qibinit. Islam Qibini jati i Besmirit është djalë teze me Edmond Targaj. Eltoni është një kokave që drejtonin çunat e Tepelenas që janë dërguar prej tij dhe marrë nga Edmond Targaj në Dibër”















