• Latest
  • Trending
  • All

Adem Huduti,shqiptari që udhëhoqi grusht shtetin në Turqi

17/07/2016

Vranina Home, shtëpia ku rindërtohet më shumë se një ëndërr…

23/07/2026

Ç’mund të kish bërë Rama për Kosovën

29/10/2025

Historia e panjohur/ Si e shpëtoi Selanikun shqiptari Hasan Tahsin Pasha

29/10/2025

“Njerëzit që vijnë në mënyrë të paligjshme nuk e kuptojnë rrezikun që përfshin kjo gjë apo sa e vështirë mund të jetë jeta.”

23/11/2025

“Jeta ime e re, në mënyrë të paligjshme, në Mbretërinë e Bashkuar nuk ishte ajo që kisha shpresuar”

13/06/2025

CNN rendit ‘Zjermin’ e Shqipërisë si kënga më e mirë në Eurovision mes 26 vendeve finaliste: Janë autentikë dhe të veçantë, publiku çmendet pas tyre

13/06/2025

Gregory Treverton-Jones KC: Si e shkatërruan një avokat të pafajshëm – dhe çfarë duhet të ndodhë tani

13/06/2025

BE i vë zyrtarisht kusht Serbisë: S’ka integrim pa normalizuar raportet me Kosovën

13/06/2025

Sulmi i Iranit ndaj Izraelit dhe rreziku i një luftë të plotë rajonale

13/06/2025

LAJM I MIRË/ Asambleja i thotë po anëtarësimit të Kosovës në KiE

13/06/2025

A duhet të kërkojnë falje çingijet që bënë thirrje për të votuar Veliajn?

13/06/2025

Pikat kryesore/ A është vëllai i Ramës “i paidentifikuari” i laboratorit të drogës

13/06/2025
  • Home
  • Contact us
  • Marketing
Thursday, 13 August, 2026
  • Login
The Albanian
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
    • All
    • Aktualitet
    • Rajoni
    • Vendi

    Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

    Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

    PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

    “Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

    I theu këmbën 3-vjeçares, jepet MASA për edukatoren, e pësojnë dhe shefat e policisë 

    Tensione mes deputetëve të përjashtuar dhe Gardës! Nuk u lejuan në Kuvend, kapërcyen kangjellat dhe hynë nga dritarja e Kryesisë

    Vrasja e shqiptarit në Itali për motive xhelozie, kamerat kanë kapur autorin

    Gazetari i bën pyetjen e papritur Blinken-it: Çfarë ka arritur Izraeli përveç vrasjes së 10,000 njerëzve?

    Kosova gjunjëzon Serbinë, ndodh në Europianin e xhudos në Francë

    Numri i të vdekurve në Gaza arrin në 9,425, mbi 24 mijë janë të plagosur

    Rusia mobilizon nxënësit për luftë! Të rinjtë duhet të mësojnë si të përdorin dronët ushtarakë

    Në Itali rikthehet i nxehti afrikan, alarm i kuq në 16 qytete/ Ja deri kur do të zgjasë

  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im

    “Udhëtimi im”- Klajdi Bregu: “Nëse ne heqim dorë nga inferioriteti dhe i besojmë më shumë njëri-tjetrit, do të ndikojë edhe në jetën në atdhe”

    “Udhëtimi im”-Daut Dauti: “Diaspora duhet të përfaqësohet me deputetë në kuvendin e Shqipërisë dhe Kosovës”

    “Udhëtimi im”- Liza në botën e Diasporës

    “Udhëtimi im”: Klentiana Mahmutaj, shqiptarja e OKB-së

    “Udhëtimi im”-Ada Guri: Nga spikere lajmesh në avokate krimesh në Londër

    Udhëtimi im – Bahri Troja: “Qeveritë shqiptare duhet të krijojnë hapësira për diasporën”

    “Udhëtimi im”- Arben Merkoçi: “Është urgjente krijimi i programeve që mund të sigurojnë integrimin e diasporës në sistemin e shkencës dhe ekonomisë shqiptare”

    “Udhëtimi im” – Prof. Dr. Fadil Çitaku: “Shqiptarët duhet të besojnë më shumë në vetvete”

    Executive MBA Graduation Ceremony - Class of 2016 - ESCP Europe

    “Udhëtimi im” – Anila Hyka Smorgrav: “Në Shqipëri flitet shumë për demokracinë, por demokraci nuk ka”

  • Web TV
No Result
View All Result
The Albanian
No Result
View All Result
Home Lajme Aktualitet

Adem Huduti,shqiptari që udhëhoqi grusht shtetin në Turqi

17/07/2016
in Aktualitet, Lajme

Raishtagu i vonë i sulltan Erdoganit- nga Kolec Traboini RAISHAGU I VONË I SULLTAN ERGODANIT -Grusht shteti apo shteti në grusht- Në foton e parë gjenerali shqiptaro-turk nga Kosova Adem Huduti, i arrestuar nga rregjimi i Erdoganit si komplotist. Me siguri e pret ekzekutimi. Mediat thonë se nga 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë që janë arrestuar deri tani, 25 prej tyre kanë prejardhje shqiptare. Në foton e fundit të shkrimit prerja e kokës së një ushtari tek ura e Bosforit nga bandat e Erdoganit. Pyetja që shtrohet: kush është terrorist? Nga KOLEC TRABOINI Sipas deputetit më të vjetër turk, republikanit Deniz Baykal, e gjithë kjo çka ndodhur me grushtin e shtetit të 16 korrikut 2016 në Stamboll dhe Ankara, të duket e pabesueshme. Si qenka e mundur që një grusht shteti ushtarak i mirë organizuar të nis e shuhet brenda dy orëve. Si në një film. Është për të përgëzuar aktorët e këtij filmi të cilët i kanë luajtur rolet shumë mirë. Gjenerali shqiptaro-turk i arrestuar Adem Huduti Ky arsyetim i deputetit, ish kryetar i partisë republikane dhe ish kryetar parlamenti,  vë në dyshim shumëçka thuhet për grushtin ushtarak të shtetit në Turqi. Ndërkohë mësohet se ushtaraku me gradën më të lartë në ushtri i arrestuar është gjeneral Adem Huduti. Ky është një shqiptar i lindur në Kosovë në vitin 1952. Ka emigruar në Turqi  dhe është diplomuar në Akademinë Ushtarake në vitin 1973. Ai deri në çastin e grushtit të shtetit ishte me detyrën e komandantit të Ushtrisë së Dytë, pjesë e Këmbësorisë së Forcave të Armatosura të Turqisë. Gjithsesi kryesimi i grupit ushtarak konsiderohet një koloneli që ishte i shkarkuar nga detyra në mars 2016 Muharrem Kose sepse konsiderohej si gylenist. Ai kishte një betejë ligjore sepse e konsideronte shkarkimin e tij të paligjshëm. Por pakënaqësi nuk kishte vetëm ai. Gjykatat turke, që deri në këtë grusht shteti nuk ishin të gjitha nën tutelën e Erdoganit, mesa duket i kishin në shqyrtim këto çështje që mund të mos trajtoheshin gjithherë siç i pëlqente presidentit. Kush është Muharrem Kose pak dihet. Ka mbaruar studimet në Universitetin e Ankarasë  në vitet 1988-1992. Makthet e presidentit turk Erdogan nuk e lenë të bëjë gjumë të qetë, sepse i shfaqen kudo gylenistë dhe një prej atyre që vuri në rreth të kuq ishte dhe ky ushtarak. Spiunët e Erdoganit i nuhasnin të gjitha këto pakënaqësi dhe mund të kenë depërtuar në rrethin e ngushtë të pakënaqurve si Muharrem Kose. Natyrshëm lind pyetja, a është edhe Muharrem Kose një shqiptar i Turqisë sepse në ushtrinë turke ka shumë nga shqiptarët e emigruar apo të lindur në Turqi por me prindër shqiptarë. Për të thuhet se është vrarë gjatë grushtit të shtetit. Kol. Muharrem Kose që udhëhoqi revoltën konsiderohet i vrarë. Kohët e fundit presidenti Erdogan që e sheh veten me një pushtet absolut, kishte ndërmarrë disa masa për ta blinduar pushtetin. Kjo ishte dhe miratimi i një ligji për heqjen e imunitetit dhe ndjekjet penale të deputetëve. Kjo ngjalli pakënaqësi në Turqi. Ankimi që opozita turke i bëri këtij ligji në Gjykatën Kushtetuese u kthye duke u konsideruar e ligjshme. Kështu u hap rruga që Erdogani dhe klika e tij të kishin mundësi të eliminonin të gjithë kundërshtarët në parlament, por syrin e kishte edhe në ushtri dhe në gjyqësor, për  të zhdukur përfundimisht influencat e kundërshtarit të tij Gylen, që ka bërë strehë në Shtetet  Bashkuara të Amerikës. Po kujt i interesonte ky grusht shteti i dështuar. Çfarë synonin ushtarakët edhe si e nisen këtë grusht shteti pa marrë asnjë masë për të paralizuar presidentin Erdogan, madje duke e lënë edhe të lidhet me një televizion, CNN turk. Marrja e aeroportit dhe lëshimi i tij vetëm pas një gjysmë ore vë në dyshim gjithçka. Përhapja e lajmeve se Erdogan kërkonte strehim në Gjermani apo në Britani ishin sajime të inteligjencës turke. Biseda me celular nga avioni ishte edhe ajo një mizanskenë e organizuar si nëpër filma. Dhe fiks pas 2 orësh avioni zbret pa asnjë problem në aeroportin Ataturk dhe në kushtet e një grusht shteti Erdogani lehtësisht mban dhe një fjalim, i ulur sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Fytyra e tij e qetë dhe pa shprehje nuk përjetonte asnjë emocion të ndonjë frike sepse jemi në kushtet e grushtit të shtetit. Gjithçka thotë për të kundërtën. Dhe kameramanët për transmetim direkt në televizion ishin gati. Mungonte vetëm Ciaku regjisorial. Dhe imazhi i Erdoganit,  si një udhëheqës i madh dhe i pamposhtur rritet në sytë e masave të injektuara me një lloj propagandë fetare, sepse pro Erdoganit dolën me thirrje të gjithë imamët e xhamive të Turqisë. Çfarë ishte kjo? Demokraci imamësh?! Ku e dinin ata çfarë po ngjiste kur gjithçka paska qenë e izoluar dhe e pjesshme. Pra edhe kjo histori me imamë është e parapërgatitur dhe pjesë e skenarit të shërbimit sekret në duart e Erdoganit. Grushti i shtetit i sajuar që u shkërmoq për 120 minuta. Pra i gjithë ky grusht shteti u zhvillua sa kërkon një shfaqje në teatër a një film në ekran,  pse mund të jetë manipuluar nga pasuesit e Erdoganit dhe shërbimi të tij sekret? Më saktë, në aq kohë sa do të zgjaste udhëtimi i Erdoganit nga pushimet në jug të Turqisë e deri në aeroportin e Stambollit. Pra  është e dukshme se urdhëri është dhënë të qe gjithçka zhvillohej sa të zgjaste udhëtimi. Kur të mbërrinte sulltani në Stamboll, gjithçka duhej të ishte e përfunduar. Pra gjithçka padishahu i neo-osmanizmit e orkestronte nga ajri me celular. Mirë kish parashikuar “Washington Times” me 7 prill 2016, pra katër muaj më parë se në Turqi është e mundur të sajohet një grusht shteti për të përforcuar pushtetin e Erdoganit. Pra jo të gjithë mund ta gëlltisin këtë lloj puçi me puçistë që marrin pushtetin dhe vetshpartallohen. Por llogaria e efektit është bërë që të trullosen  turmat e verbra, ata që ju bëri thirrje të dilnin në rrugë dhe punë minutash u gjendën në rrugë, a thua se të gjithë ishin të veshur e ngjeshur te gatshëm për aksion. Dhe ashtu duket se kanë qenë. Ushtaraket puçistë e paskan lënë të komunikonte lirshëm me televizionin,  kësisoj  me popullin, i cili dëgjonte thirrjen dilni të shtypni puçin për të mbrojt gjoja demokracinë.  Rrahjet publike të ushtarëve nga pasuesit e Erdoganit. I gjithë ky skenar sado i punuar mirë nga segmentet e sigurimit të shtetit turk, nëse do ta shikosh me qetësi e vëmendje duket aty këtu i qepur me pe të kuq. Se thonë dhe kështu, që disa minuta para se të niste grushti i shtetit, Erdogani kishte dalë nga hoteli për të shkuar urgjentisht në Stamboll, kështu që një grup komplotistësh shkuan  por nuk e gjeten. Përrallë e bukur. Po pse qe nisur për Stamboll nëse nuk do ta dinte se do të niste një komplot kundër pushtetit të tij personal të pakufizuar. Këto sugjerime mediatike nga makina propogandistike e Erdoganit nuk i ha askush. Po si mund të ketë ndodhur?  Gjasat janë që pakënaqësinë e ushtarakëve të liruar nga ushtria me urdhër të diktatorit Erdogan, që kanë qenë rreth 2000, e kanë manipuluar për një revoltë shërbimet e sigurimit të qeverise turke. Diçka e ngjashme me Rajshtagun 1933  që solli konsolidimin e pushtetit absolut të Adolf Hitlerit. Ky stil është i njohur dhe aplikuar gjithandej nga diktatorët.  Erdogani nuk është as i pari e as i fundit diktator në shfrytëzimin e të tilla metodave konspirative. Hordhitë e Erdoganit masakrojnë ushtarët nëpër rrugë Tanimë të gjithë e dinë se çfarë ndodhi në Kumanovë. Agjentë të shërbimit sekret maqedonas në konspiracion të plotë, nxitën elementet atdhetarë shqiptarë të nisnin një lëvizje luftarake brenda Maqedonisë. Madje duke e ndihmuar ata. Këta segmente, spiunët e Maqedonisë,  ishin në dijeni të gjithçkaje pra në një mënyrë apo në një tjetër ky grup atdhetarësh shqiptarë pa dijeninë e tyre kishin rënë viktimë e një skeme të kontrolluar. Dhe në momentin që e panë të përshtatshme, forcat qeveritare maqedonase ndërhynë për të shtypur gjoja komplotin. Dhe ja arriti. Vetë e sajoj e vetë e shtypi në mënyrë të përgjakshme për hir të përfitimeve politike. Një skemë e tillë duket hapur se është  aplikuar në Stamboll dhe në Ankara. Janë shfrytëzuar të pakënaqurit në radhët e ushtrisë. Ai grup ushtarakësh i frymëzuar nga vepra e Ataturkut për një shtet laik, e jo siç e ka kthyer Erdogani me frymë fetare,   ka qenë krejtësisht i bindur se po rrëzonin një tiran, i cili shtypte çdo shprehje lirie e prej të cilit nuk mund të shpëtonin në kushte kur ai kontrollonte çdo gjë në Turqi. Madje ai kishte manipuluar njerëzit nëpërmjet përdorimin të fesë myslimane për përfitime politike. Vetë partia e tij e tillë është.  Jo më kot u futen në lojë te gjithë imamët e xhamive të Turqisë. Se sa e mbrojnë demokracinë imamët shihet kur i dëgjon predikimet e tyre në tërë Lindjen e Mesme por madje edhe në Ballkan. Ata as që e përmendin kurrë Ataturkun, i cili ndërtoi shtetin modern e laik turk. Të cilin Erdogani e ktheu në një shtet me prirje fetare duke na kujtuar kohën kur Sulltani ishte edhe drejtuesi i fesë me një pushtet absolut. Imamët e xhamive, përkrahës të Erdoganit masakrojnë ushtarët Por me këtë grusht shteti të manipuluar nga shërbimet sekrete turke, fitimi më i madh i Erdoganit është se ai llogarit se, me këtë çfarë ndodhi, e dërrmoi përfundimisht kundërshtarin e tij politik Gylen. Jo me kot ai gjithçka që ndodhi dhe vetë e orkestroi ja faturoi Gylenit duke u ngutur ta konsideroje publikisht si terrorist. Kushdo që ka një mendje të kthjelltë e kupton se kambanat bien për amerikanët të cilëve indirekt u thotë se po strehoni një terrorist. Akuzë e rëndë kjo për amerikanët sa  sekretari i shtetit Xhon Kerri u ngut ti kërkojë prova për akuzat publike që bën Erdogani.  Qëllimi i Sadamit të Turqisë është i kuptueshëm, ekstradimi dhe ekzekutimi i kundërshtarit të tij politik. Në çdo  kënd ta shikosh ky grusht shteti i shërben Erdoganit për të konsoliduar përfundimish pushtetin absolut dhe kësaj ja arriti. Tani ai është i papërmbajtur. Nisi spastrimi i ushtrisë nga çdo njeri i dyshuar si gylenist. Arrestoi në një ditë  mbi dy mijë ushtarakë dhe civile. Mediat thonë se nga 29 kolonelë dhe 5 gjeneralë që janë arrestuar deri tani, 25 prej tyre kanë prejardhje shqiptare. Kësisoj pastrohet edhe  Armata turke nga shqiptarëve që kanë qenë elita e ushtrisë dhe kanë pasur një karrierë ushtarake të shkëlqyer. Erdogani foli edhe për kthimin e dënimit me vdekje. Por kjo larje hesapesh me ushtarakët kryelartë nuk është e mjaftueshme për orekset e tij. Që të konsolidohet përfundimisht pushteti duhet kapur edhe i gjithë pushtetin  gjyqësor,  ndaj pa kaluar 24 orë afro 3000 mijë gjykatës u pushuan, me qindra u arrestuan. Kësisoj dënohen të gjithë ata që kishin pakënaqësi me pushtetin absolut të Erdoganit. Si mund të jetë diktatura ndryshe? Të gjithë këto janë të dukshme dhe  jo fort të vështira për tu kuptuar, mirëpo na del një diplomat shqiptar, emrin e të cilit as ja vlen ta përmendësh, e na thotë në TV News 24, se ushtarakët e revoltuar  janë “një organizatë terroriste”. Flet me një kompetencë budallaqe sikur ky diplomati ynë të ishte një zëdhënës personal i Erdoganit në Tiranë dhe pjesë e makinës së tij propogandistike. Është më të vërtetë për tu shqetësuar se sa poshtë ka rënë dhe ku është katandisur niveli profesional i diplomatëve shqiptarë, të cilët kanë zënë vende të ngrohta nëpër ambasada e ku nuk bëjnë asgjë. Madje as nuk lexojnë. Ushtarët u nënshtrohen torturave nga bandat e organizuara nga qeveritarët Kryekreje ajo çfarë pamë në orët e para të datës 16 korrik 2016 dhe që u shit si një grusht ushtarak shteti në Turqi, ishte një sajim i shërbimeve sekrete turke për të eliminuar të gjithë kundërshtarët politikë, qofshin këta  të brendshëm apo që veprojnë jashtë. Kryesisht asaj që ja kanë frikën në palcë,  lëvizjes fetare të moderuar Gylen e cila  është për një shtet laik e demokraci më të madhe. Njëkohësisht klika e Erdoganit llogarit pastrimin e tërë institucioneve të shtetit prej atyre që nuk e shohim me sy të mirë autoritetin absolut deri në dimensionet e një sulltani të Taip Rexhep Erdoganit. Edhe thirrja publike që bëri ky autokrat për amerikanët që të dorëzojnë 75 vjeçarin Fetullah Gylen,  tregon se gjithçka që ndodhi në dy orë si në një film “action” ishte për këtë qëllim. Turmat nëpër rrugët e sheshet e Stambollit dhe Ankarasë të udhëhequra nga imamët fanatike, ashtu edhe shumë erdoganistë turkoshake shqiptarë që u lumturuan se u shpëtoi Erdogani i tyre nga komploti i një shqiptari nga Kosova, mbase e hëngrën me dëshirë sapunin e Stambollit për djathë në këtë instrumentim fatal.   Por nuk besojmë se do ta hanë po ashtu autoritetet amerikane. Amerika e di mirë çfarë është demokracia dhe demagogjia mbi demokracinë e cila istrumentalizohet nga autokratët. Ndërkohë shfaqen skena terrori anë e mban Turqisë. Shfaqen foto e video makabre në rrjetat sociale. Njëra prej tyre e tmerrshme. Një llahtar i vërtetë që duhet të trondit ndërgjegjen e botës se qytetruar.  Një ushtar që u dorëzua tek ura e Bosforit u rrah për vdekje dhe iu pre koka publikisht. Dhe sa të tjerëve po ashtu jashtë vështrimit të kamerave dhe syve të publikut. Merret me mend. Mjerë kush u dorëzua i gjallë. Aq sa BBC doli me komentin politik me titull “Erdogani, presidenti i pamëshirshëm i Turqisë”. Dhe thonë triumfoi demokracia në Turqi. Cila demokraci?! Demokracia e kokëprerëve?! Udhëheqësi më i madh që ka nxjerrë kombi turk Mustafa Qemali,  në një sentencë të tij thotë: “Politikani që për të qeverisur ka nevojë për ndihmën e fesë nuk është veçse një burracak! Dhe një burracaku nuk i duhen dhënë kurrë funksionet e kreut të shtetit”. Ne i pamë e i dëgjuam thirrjet që bënë imamët për të mbrojtur kalifin e Ankarasë. I pamë edhe turmat e manipuluara që shkuan deri në masakrimin e ushtarëve të pafajshëm.  Thënë shkurt e qartë në Turqi triumfoi mesjeta dhe një tiran i paprinciptë me emrin Erdogan,  jo më pak mizor e i përgjakshëm se Sulltan Abdyl Hamiti i Dytë. Ushtarit të dorëzuar tek Ura e Bosforit, pas torturave mizore i pritet koka publikisht mëngjesin e 16 korrikut 2016.

Make Money Online : http://ow.ly/KNICZ

Lajme teNjejta

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

13/06/2025

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

13/06/2025

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

13/06/2025
Tags: edi rama
Previous Post

Ilir Meta: Mu sos durimi, jam gati të jap dorëheqjen

Next Post

Zv/ministri i Kosovës i hakërrehet Edi Ramës: Erdogani është vëllai yt

Related Posts

Ekskluzive/ Sa viza aprovoi dhe refuzoi Anglia për shqiptarët janar-shtator 2023

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Për të njëjtën periudhë kohore për viza familjare aplikuan 1,365 shtetas shqiptarë. Në të gjitha deklarimet publike, kryeministri Anglisë Rishi...

Përplasja e avionëve në Tokyo/ Pasagjerët përshkruajnë tmerrin e përjetuar: Ishte ferr…

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

etaje të reja kanë dal nga përplasja e avionëve në Tokio, një tragjedi që pasoi tërmetin prej 7.5 ballësh. Airbus...

PERSE UNE ARBEN MANAJ NUK MUND TE ISHA BASHKEPUNTOR I SIGURIMIT TE SHTETIT!

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Perpara disa muajsh, ne nje televizion te Tiranes, jam akuzuar publikisht se kisha qene bashkepunetor i ish-Sigurimit famekeq te Shtetit....

“Izraeli nuk do të ndalet”, Netanyahu: Forcat izraelite godasin Hamasin aty ku nuk e kishin menduar kurrë

by TheAlbanian.co.uk
13/06/2025
0

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ushtria izraelite po thellon presionin e saj mbi Hamasin, në një mënyrë që...

Next Post

Zv/ministri i Kosovës i hakërrehet Edi Ramës: Erdogani është vëllai yt

The Albanian video production

The Albanian

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

Welcome to The Albanian

  • About
  • Advertise
  • Contact
  • Privacy Policy

Follow Us / Na ndiqni ne media sociale

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
No Result
View All Result
  • KREU
  • Albcontacts
  • Lajme
  • Opinion
  • Më shumë
    • Kulture
    • Diaspora
    • Histori
    • Shqipëria
  • Udhetimi im
  • Web TV

© 2020 The Albanian designed by Shef Domi

This website uses cookies. By continuing to use this website you are giving consent to cookies being used. Visit our Privacy and Cookie Policy.